Pas Erin Doom fshihet një shkrimtare e re italiane që nuk e zbulon identitetin e vërtetë. Libri i saj më i shituri i vitit 2022

Fabrikanti i lotëve” i Erin Doom është libri më i shitur i vitit 2022.

Por kush qëndron vërtet pas Erin Doom, pseudonim pas të cilit fshihet një shkrimtare e re italiane që nuk e zbulon identitetin e vërtetë të saj?

«La Lettura» ka arritur të flas me të nëpërmjet telefonit.

-Kush është Erin Doom?

-Nuk mund ta zbuloj, jam në anonimitet komplet: identiteti im është një argument, ta themi kështu, tabù.

-Si rrëfeheni?

-Nuk jam aq e zonja ta tregoj veten. Jam emiliane, edhe pse tani jam transferuar. Diplomate në lice shkencor, e diplomuar në Jurisprudencë, jam më pak se 30 vjeç. Kam gjetur rrugën e të shkruarit relativisht vonë.

-Ju jeni autorja më e shitur e vitit, titull i prekur më parë veç të tjerëve nga Stefania Auci, Andrea Camilleri, Khaled Hosseini dhe J. K.Rowling. E kini imagjinuar ndonjëherë?

Jo. Nuk e kam menduar as që do të botohem. Pas botimit nuk e kisha shpresën më të vogël. Nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë mundësi dhe këtë karrierë. Gjithçka ka qenë e papritur.

-Le të bëjmë ndonjë hap prapa, në kohën e liceut. Ishit e zonja në shkollë?

-Shkoja mirë. Isha më shumë e orientuar drejt lëndëve shkencore, por edhe në italisht isha e zonja. Më pëlqenin tema sepse më jepnin mundësinë të vihesha në provë në mënyrë më të lirë dhe më individuale. Brenda meje ishte tashmë një zë që më thoshte se do të argëtohesha shumë nëse do të mund të shkruaja atë që doja.

-Pse keni zgjedhur të përdorni një pseudonim?

-Gjithçka lind nga rrugëtimi që kisha ndërmarrë në platformën online (Wattpad, shënimi im.): kur të shkruan, zgjedh një pseudonim. Atje isha DreamsEater, emër i zgjedhur kot. Pastaj në momentin ku kam debutuar në self (Fabrikanti ka dalë më parë në një version të vetëbotuar në Amazon, shënimi im.) anonimati im kishte filluar dhe kam menduar ta ruaj.

-Emri juaj i vërtetë është Matilda.

-Ia kisha besuar disa fanseve të mia të parë, por, nëse do të kthehesha, nuk do ta zbuloja më.

-Ju pëlqen ta ushqeni misterin mbi identitetin tuaj të vërtetë?

-Është e kundërta, e bëj sepse jam një njeri i rezervuar. Në bazën e anonimatit nuk është misteri, por dëshira për ta ruajtur. Ideja është se nuk dëshiroj të tërhiqet vëmendja tek unë. Është edhe një çështje rezervë, privatësie.

-Nuk e vuani këtë? Nuk ju mungon mundësia e takimit të lexuesve?

-Shumë. Është ana tjetër e medaljes, ajo më pak e pëlqyer, por që duhet pranuar. Nuk kam mundur të bëj as firmë – kopje, as takime me fansat apo prezantimet. Është një çështje kompromisesh, për të kuptuar se çfarë u përshtaten më mirë në thelbin e gjithësekujt. Për momentin zgjedhja e anonimatit është ajo që më përshtatet më mirë mua.

-Mund të dilni zbuluar?

-Nuk e përjashtoj dhe do të më jepte kënaqësi. Botuesi im më lë liri të plotë. Jam një njeri i tërhequr, një kafshë që u shmanget turmave. Fiton nevoja e të qenit vetëvetja, por me një mantel të vogël… Një mantel padukshmërie si ai i Harry Potter.

-Si do t’i quanit romanet tuaja? Është folur për “dark romance”…

-Nuk mendoj se janë dark. Vetëm romancë. Dark romancë ka karakteristika të ndryshme, pjesërisht të afërta me gjininë erotike, që veprat e mia nuk e kanë.

-Titujt e librave i keni zgjedhur ju?

Po. Jam paksa jashtë skemave: nuk jam në anglisht dhe as koncize.

-“Në botën ku bie dëbora” është libri juaj i parë?

-I pari që kam shkruar, por i dyti i botuar nga Salani, pas “Fabrikantit”.

-Punoni shumë për librat e tua?

Në hartimin e parë kërkoj të jap maksimumin, por më pas kam nevojë t’i bëj një rishikim të gjatë. Ka pjesë për t’u axhustuar, limuar, hequr.

-Sa orë në ditë shkruani?

Më të mundshmen. Jam shumë e zgjatur, por edhe shumë e ngadaltë. Nuk arrij të shkruaj një kapitull në ditë. Lexoj, rilexoj dhe rilexoj; gjithçka duhet të rrjedhë.

-Orare të preferuara të të shkruarit?

Natën, pasi për momentin ku, qysh nga fillimi, jashtë impenjimeve të ditës, mund t’i përkushtohesha shkrimit. Gjithmonë pas darke, është ai momenti më i mirë i kreativitetit maksimal.

-Gjatë ditës çfarë bëni?

Tjetër, por ajo që ka ndodhur në periudhën e fundit ka shkuar përtej çdo parashikimi dhe po kërkoj ende një çast për t’u përshtatur.

-Ju bind ideja se të qenit shkrimtare apo fakti që nuk përdor emrin tënd të vërtetë është edhe një mënyrë për të thënë: nesër do të bëj zanatin për të cilin kam studiuar?

-E shkruara më bën të ndjehem mirë. Do të isha e lumtur të mund të bëja shkrimtaren. E vërteta është se për të ardhmen nuk kam menduar në mënyrë kaq definitive.

-Libri i tretë është thuajse gati?

Jo akoma, por do të jetë në këtë 2023. Po punoj, do të duhet t’ia dal.

-Çfarë mund të na thuani paraprakisht?

-Gjinia është ajo e veprave të tjera të mia ashtu si targeti, të rinj të rritur. Rrëfen historinë e dy protagonistëve që jo vetëm gjenden midis tyre, por gjejnë edhe vetëveten. Për pjesën tjetër do të shikohet.

-Lidhur me protagonistët, ju si e shqiptoni emrin Rigel, personazhit të “Fabrikantit të lotëve”?

-Shumë mendojnë se është amerikan, në të vërtetë është një emër me origjinë arabe. Shqiptohet ashtu siç shkruhet. Përkundrazi, një mike marokene më ka shpjeguar se g është e fortë dhe është një tingull paksa i aspiruar. Forma korrekte do të ishte Righel, por për mua mbetet Rigel.

-Në roman shkruani: “E kishin quajtur Rigel, si ylli më i ndritshëm i konstelacionit të Orionit”.

-Po e kam dashur gjithmonë universin, yjet. Kur kam shkruar ‘Fabrikantin’ e dija menjëherë se protagonisti do të quhej kështu.

-Po ai i protagonistes, Nica?

-Buron nga Nica Flavilla, një flutur me një tonalitet portokalli, shumë e vogël: një kafshë që nuk di të notojë. Vjen nga pasioni që në familje e kemi pasur gjithmonë për kafshët dhe natyrën. Lidhet edhe me pseudonimin tim.

-Në çfarë kuptimi?

-Erin është një emër irlandez. Etimologjia ka të bëjë me natyrën, hapësirat e hapura, liria. Për mua vlera shumë të rëndësishme.

-Keni qenë gjithmonë kureshtare për qiellin?

-Po, qysh kur isha fëmijë, por nuk ka qenë studim, vetëm një pasion. Natën shikoj qiellin, kam shkarkuar aplikacionin në telefon për të parë konstelacionet.

-Rigel dhe Nica vijnë nga një jetimore, nuk janë vëllezër dhe adoptohen nga e njëjta familje. Rigel është i keq me Nica: kalon mesazhin e një vajze të zonjën e tërhequr nga djem që kanë një anë të errët…

-Një interpretim legjitim dhe është ajo që në këto lloj librash kap vëmendjen. Protagonistja e ‘Fabrikantit’ është shumë e frikësuar nga Rigel: ajo ka një vizion të botës shumë delikat, është e mirë, nganjëherë edhe shumë. Për të kuptuar se çfarë lloji është Rigel, më vjen në mendja shprehja e personazhit të filmit V për hakmarrje: “Unë jam fruti i së keqes që më ka bërë”. Nica ia ka frikën Rigel, por arrin të shikojë se nën atë keqësi ka një njeri special.

-Lexuesit e tu e kanë pritur historinë dhe personazhet, në dritën e ndjeshmërive të reja të gjeneratave të fundit?

-Çdo gjë ngjall përshtypje, gjykime dhe mendime të ndryshme. Personazhet dhe historitë janë pritur mirë. Pastaj, e natyrshme, ka që nuk janë dakord, ka që shikojnë diçka që sipas mendimit të tij nuk duhet të jetë.

-Si ndërveproni me lexuesit?

-Në Instagram kam një faqe që e kuroj personalisht qysh nga fillimi.

-Ju bëjnë pyetje dhe i përgjigjeni?

-Po, ndoshta botoj një post dhe ata komentojnë poshtë. Ose më shkruajnë mesazhe. Kërkoj që t’u përgjigjem të gjithëve.

-Tek “Fabrikanti i lotëve” citoni filozofin Michel Foucault dhe Iron Maiden: janë leximet dhe dëgjimet tuaja?

-Nuk kam gjini muzikore apo filozofike tek të cilat identifikohem. Nuk jam një që dëgjon Iron Maiden, por janë këngë që më kanë pëlqyer. Nuk etiketoj, nuk kategorizoj. Kjo më bën të mos e kem një artist të zemrës.

-Midis shkrimtarëve keni ndonjë të preferuar?

-Parapëlqej gjininë distopike. 1984 është një libër që e kam lexuar kur isha 15-16 vjeçare dhe më ka pëlqyer, shumë, ishte distopiku i parë që lexoja. Pastaj Fahrenheit 451 i Ray Bradbury më ka hapur një botë. Edhe fantazia më pëlqen. Harry Potter është libri me të cilin kam filluar të lexoj si fëmijë. Edhe për këtë e madhe kam marrë pikërisht propozimin e Salani që ka qenë një gjë e pabesueshme. Dua edhe Zotërinë e Unazave të Tolkien. Më pëlqejnë skenaret ku mund ta çfryj lirisht imagjinatën.

-Po midis autorëve të gjallë?

-Një që më ka pëlqyer gjithmonë është Alessandro Baricco. Mënyra e të shkruarit dhe stili i tij janë të mrekullueshëm. Kam filluar nga Seta dhe Oceano mare.

-Midis serialeve televizive, kë keni parë?

-Jam një adhuruese e madhe e Game of Thrones, që e kam parë në origjinal: kam çmuar shumë mënyrën me të cilën tregohen në mënyrë shumë krudo dhe realiste komplotet politike dhe lojërat e pushtetit.

-Çfarë tip filmi ju pëlqen?

-Aksion dhe thriller psikologjikë. Kam dashuruar Joker. Në përgjithësi më pëlqen të provoj emocione shumë të forta në kinema.

-Në Instagram ndiqni Johnny Depp…

-E kam dashur gjithmonë. Është aktori im i preferuar nga koha e Eduard duargërshërës. Pastaj tek Piratët e Karaibeve, Sweeney Todd… Ka aftësinë të krijojë personazhe ikonike në mënyrë kamaleonteske.

-Libri “Fabrikanti i lotëve” dë të bëhet film. Në çfarë pike është?

-Nuk mund të them asgjë lidhur me filmin, vetëm se jemi ende në fazat paraprake.

-Kë do të donit në rolin e dy protagonistëve adoleshentë?

-Kur personazhet lindin dhe ekzistojnë vetëm në imagjinatën tënde pastaj është e vështirë të arrish të marrësh një fytyrë nga realiteti dhe t’ia mbivendosësh fantazisë tënde.

-Në librat e tu personazhet kanë një ndjesi shumë të thellë, diçka që i projekton përtej vetë historisë…

-Po, në të dy librat ka një shpresë shumë të fortë që të bën të besosh se jeta nuk është vetëm ajo që të paraqet përpara probleme, por se është një rrugëtim më i lartë. Një lloj fati, edhe pse ky nuk do të ishte termi më i përshtatshëm. Mendoj se shpresa, të besuarit në diçka shumë më të fortë është një aspekt që është pjesë e personazheve, e librave të mi.

-Jeni njeri optimist?

-Përkundrazi. Pozitiviteti nuk është pjesë e qenies time. Do të më pëlqente. Kur shkruaj, kërkoj të eksploroj edhe aspekte që nuk më përkasin.

-Keni një pasion për dizajnin…

-E vërtetë. E kam dashur gjithmonë artin dhe kam kultivuar gjithmonë dizajnin dhe pikturën. Kur nuk ëndërroja të bëhesha shkrimtare, dellin krijues e drejtoja aty.

-Si pikturoni?

-Në akuarel, më mirë se në dritën natyrale.

-Me mënyrën e…

-…askujt. Edhe pse impresionistët më pëlqejnë shumë.

-Kopertinat e librave të tu janë shumë artistike. Është edhe dora juaj?

-Po, e kam zgjedhur dhe i kam bërë nga një grafikë, që i kanë realizuar idetë e mia.

-Në kopertinë e “Fabrikantit të lotëve” ka një flutur

-Është simboli i metamorfozës, i ndryshimit: sugjeron se pas një periudhe të errët, atë ku errësira shërben si ndriçues, mund të vijnë të bukura. Bën të thotë se ia vlen nganjëherë të rezistosh në mënyrë që të mund të vlerësosh momente më të mira. Nëse, mbesim gjithmonë vemje.

-Keni arritur suksesin. Jeni e kënaqur? Çfarë ju ka dhuruar?

-Tentoj ta shikoj shkrimin dhe karrierat artistike si të përkohshme. Kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë dhe pastaj më vjen të them: kushedi sesi do të shkojë libri i ardhshëm. Suksesi bëhet relativ. Nuk jam tip që festoj, miket e mia e dinë. Edhe kur gjërat ecin mirë, kam gjithmonë frikën se në një moment të caktuar mund të ndryshojnë dhe kjo inicion një mekanizëm që në mënyrë preventive më shtyn të masakrohem e vetme. Jam e bërë kështu. Nga karakteri jam një njeri shumë i matur: paratë e fituara tani i vë menjanë për të ardhmen.

-Si i keni jetuar dy vitet e fundit?

-Kam kaluar kovidin, por ka komplikime. Karantina ka nënkuptuar për shumë të qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe ka që ka vuajtur shumë. Unë jo, jam një njeri që rri shumë mirë vetëm.

-Nëse do të shpiknit një biografi të alter egos tuaj? Kush është Erin Doom?

-Është e çuditshme, por për mua Erin ekziston dhe nuk ekziston. Më vjen vështirë ta imagjinoj sesi një njeri me një identitet, një trup, një histori të sajën. Biografia e saj?

Do të thoja se Erin është një njeri pozitiv, të cilit i pëlqen shumë të tregojë dhe është më sociale se unë, ama e njoh se limiti midis neve të dyjave është më i butë nga sa mund të duket.

(nga La Lettura)

Përgatiti: Armin Tirana– (gazetatema)

ObserverKult


Lexo edhe:

GJERGJ JOZEF KOLA: ME KENË SHKRIMTARË DUHET ME PASË MBI TË GJITHA: NJI SHPIRT FISNIK

REFLEKSIONE JETE – PËR ÇMIMIN E KARRIERËS SI AUTOR ROMANI, DRAMË E POEZI!( Esse)

KARAKTERE, KARAKTERE, VETËM KARAKTERE!

Nga Gjergj Jozef Kola

1.

Krijimi letrar si natyrë në vedi.

Krijuesi artistik, ka në vedi, den schöpferischen Geist, i thonë gjermanisht, e tanë fryma e tij përdoret vetëm për nji qëllim: Duhet me dhanë karakteret në art.

Kjo asht edhe motoja e çdo shkrimtari, e çdo krijuesi letrar. Me kapë karakterin e plotë të personazhit dhe me e dhane atë në atë mënyrë që çdokush me ndeshë njeriun e gjallë të jetës.

Sa ma i gjallë, ma i plotë, ma i fuqishëm ky karakter, aq ma e madhe asht vepra e Autorit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult