“S’e kam dashur kurrë aktrimin, por…”/ Rrëfehet Julian Deda: Vazhdojnë të më quajnë ‘çuni i Zefit’

Julian Deda flet shpesh në media për marrëdhënien e ngushtë që ka më të atin, aktorin e njohur shkodran, Zef Deda.

Në një intervistë të fundit të dhënë për “Shije Shtëpie” aktori i humorit u ndal në disa prej pikave kyçe të jetës së tij.

Ai rrëfeu se babai i tij, Zef Deda ka ndikuar në mënyra të ndryshme që i biri të kishte këtë profesion. E këtë aktori zbulon se nuk e kishte me dëshirë.

Ai shton se figura e babait ka qenë gjithnjë e pranishme dhe identifikimi si “djali i Zefit” nuk ka qenë pengesë.

“Kjo ‘çuni i Zefit’ vazhdon edhe sot, s’është problem fare sidomos moshat e mëdha domethënë, e thonë që çuni i Zefit dhe s’e kam problem. :

Ai ka ndikuar por ka ndikuar në një mënyrë pak indirekte, ka dashur të më fusë në këtë botë. Unë e kam refuzuar gjithmonë. Ka qenë gjëja që kam pasur më inat që të bëj, ky aktrimi që bëj sot, s’e kam dashur kurrë”, tha ai.

ObserverKult


Lexo edhe:

‘SERVIL DHE LËPIRËS SI ALTINI!/ JULIAN DEDA AKUZA ISH-REGJISORIT TË ‘PORTOKALLISË’: DOLI NË FOTO ME ERION FIKUN, FIRMOSI PRISHJEN E TEATRIT…

Aktori i humorit, Julian Deda ka dalë në mbrojtje të Kico Londos i cili u shkarkua nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Deda e quan Altin Bashën, ish regjisorin e ‘Portokalli’ si servil dhe lëpirës pasi mori atë post.

Ndër të tjera, në postimin e bërë në ‘Facebook’, aktori i humorit shkruan se Kiço i dha korent mikrofoneve të protestës. Ndërsa Altini bëri foto me Erjon Veliajn si dhe firmosi prishjen e Teatrit.

‘Ja pra more miq, si “shperblehet” puna dhe te qenit i drejte dhe profesionist ne rastin e Kiços. Si shpërblejet lëpirja dhe servilizmi ne rastin e Altinit.

Kiço i dha korent mikrofoneve te protestës. Ndërsa Altini doli në foto me Erion Fikun dhe firmosi prishjen e Teatrit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult