Pas Gjilanit, Prishtinës e Mitrovicës- “Arti në Shkolla” tani edhe në Pejë

Programi “Arti në Shkolla” pas Gjilanit, Prishtinës e Mitrovicës ka filluar të zbatohet edhe në Pejë.

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë së fundmi mblodhi 200 nxënës të katër shkollave fillore në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”, njoftoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Në kuadër të këtij projekti nxënësit e shkollave “Asdreni” e “Dardania” nga qyteti i Pejës, “Dëshmorët e Kombit” nga Barani dhe “Hil Mosi” e Jabllanicës së Vogël, shikuan katër filma të animuar të metrazhit të shkurtër.

Ndryshe, filmat pjesëmarrës në Anibar, Swop – Dentist (2022) i Holandës; “Music Socks” (2023), i Kroacisë; “The Goose” (2022), i Republikës Çeke; dhe filmi “Beanboy” (2022), prodhim i Danimarkës, u shfaqën në tapetin e bardhë të kinemasë për të argëtuar nxënësit, me qëllim që ata të afrohen për së afërmi me artin e kinemasë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS GJILANIT, “ARTI NË SHKOLLA” FILLON EDHE NË PRISHTINË

Pas fazës së parë në Gjilan ku nxënësit kanë pasur mundësi të ndjekin koncertin në kuadër të programit “Arti në shkolla”, duke filluar nga sot edhe nxënësit e Prishtinës do ta kenë këtë mundësi.

Kështu ka njoftuar Filarmonia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, derisa ka treguar se cilat do të jenë katër shkollat e para që do të mund ta ndjekin këtë koncert, dhe po ashtu çka tjetër do të ketë ky program.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ERVIN HATIBI: DUA T’I HARROJ SOT FJALËT…

Poezi nga Ervin Hatibi

Dua t’i harroj sot fjalët
le te flasin vetë vështrimet,
le të flasë dora që dridhet,
këtu mbi kitarën time.

Se kur erret bie nata
një dritë ndizet brenda meje,
njerëzit fytyrat fiken,
asgjë tjetër s’ndjej veç teje.

Nëpër javë rrjedh trishtimi,
cigaren prapë kam filluar,
nuk je ndryshe nga të tjerat,
vetëm unë kam ndryshuar.

E tërheq imazhin tënd,
dhe veten nëpër gjumë,
jemi bashkë, por në agim,
i vetëm mbetem unë.

Të shoh më qartë kur ti je larg,
afrohu të të dua,
dhe nëse kjo është lojë
nuk me pëlqen të luaj.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult