Pas pandemisë, Opera e Mynihut “zgjohet” me Ermonela Jahon

Për disa ditë me radhë sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka intepretuar para publikut në Operan e Mynihut.

Shfaqja e parë me publik pas masave drastike të pandemisë është “zgjuar” më zërin e mrekullueshëm të artistes shqiptare.

Më 11 dhe më 13 qershor u shfaq opera e Puçini “Il Trittico” me regji të Lotte de Beer dhe me pjesëmarrjen e Ermonela Jaho, Ambrogio Maestri dhe Wolfgang Koch, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

“Vetëm kur ndihmojmë njëri-tjetrin mund të arrijmë diçka më të madhe se vetvetja. Falënderoj të gjithë familjen e produksionit të “Il Trittico” dhe publikun e Operas së Munihut që arrin të kthejë një sallë opere të oshëtijë sa një stadium me 100,000 vetë. Faleminderit që më kthyet zemrën që ju dhashë…”, ka shkruar vetë Ermonela në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: Dy nominime për sopranon Ermonela Jaho në “OPUS CLASSIC 2021”