Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës, reagon për herë të parë Elsa Lila- ja çka tha

elsa lila
Elsa Lila

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ishte një ndër artistet që konkurroi në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ndonëse u përfol gjerë e gjatë në rrjet se ajo është përcaktuar fituesja, Elsa nuk arriti që të rrëmbejë asnjë çmim në këtë konkurs.

Këngëtarja ka reaguar së fundi, nëpërmjet një postimi në Instagram duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë në këtë eksperiencë.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”- ka shkruar ajo krahas fotos së saj duke buzëqeshur./bw

ObserverKult


Lexo edhe:

ASTRIT ÇERMA REVOLTOHET ME XHEVAHIR ZENELIN: DERI KËTU KEMI ARRITUR? DHE PASTAJ ANKOHEMI PËR “BIG BROTHER” E “PËRPUTHEN”

ObserverKult