Dokumentari i gjatë artistik kushtuar figurës së aktorit të madh Bekim Fehmiu, pas Shqipërisë po vazhdon në Kosovë, pikërisht në Prizren.
Dokumentari prej 66 minutash i xhiruar në gjashtë shtete është me regji nga Valmir Tertini dhe skenar të Fahri Musliut.
Pas Prizrenit, filmi do të shfaqet dhe në Prishtinë, Beograd, Romë e Nju-Jork. Gjithashtu dokumentari ka nis dhe distribuimin nëpër festivale ndërkombëtare.
Ky dokumentar është xhiruar në këto gjashtë shtete Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Itali.
Sipas regjisorit Tertinit, ky projekt ka nisur në vitin 2019, ndërsa ka gjetur financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri./Telegrafi
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTOGRAFI TË RRALLA: KUR BEKIM FEHMIU ERDHI NË SHQIPËRI
Bekim Fehmiu ose më qartë, aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit, në krah të Irene Papas. Ndërsa kjo e njohur nga shqiptarët më vonë, si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.
Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja e artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë, është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh. Kjo në vendin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës, transmeton ‘konica.al’.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult