Aktorët e Teatrit në Gjakovë kërkojnë më shumë përkrahje financiare

Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Teatri mbetet shpirti i një qyteti. I tillë është edhe ai “Hadi Shehu” në Gjakovë. Megjithatë, mungesa e mbështetjes së mjaftueshme financiare, bën që shumë projekte të mbesin të parealizuara.

Sidoqoftë, pritjet janë që me ligjin e ri, shumë probleme të marrin zgjidhje.

Nga viti 2019, Teatri “Hadi Shehu”, vepron si institucion brenda Drejtorisë për Kulturë në Gjakovë. Përkundër vështirësive, e mira e tij është se funksionon me ide të pavarura.

Megjithatë, drejtoresha Albulena Kryeziu – Bokshi, shpreson se me ligjin e ri, do t’i rregullohen  edhe disa mangësi. Thotë se teatri vërtet ka nevojë për më shumë  përkrahje.

 “Teatrot kanë nevojë për çlirim nga burokracitë. Dhe vërtet funksionojmë si teatro me ide të lira, çkado që ne dëshirojmë me shprehë si komunitet artistik.

Prandaj kjo është një pjesë shumë e fortë e këtij teatri por edhe shumë teatrove tjera që funksionojnë kështu edhe po shpresoj që kjo ka me vazhdu me qenë kështu sepse teatri është gjithmonë fryma e së vërtetës, teatri është gjithmonë kritik dhe duhet të jetë opozitë për të mirën e përbashkët”, thotë për RTK-në Albulena Kryeziu Bokshi – drejtoreshë e teatrit.

Aktorët kërkojnë më shumë përkrahje financiare për teatrin.

“Teatri me të vërtetë ndikon te jeta jonë,  te jeta e njerëzve. Është pasqyra më e mirë e jetës njerëzore. Prandaj nuk diskutohet, duhet edhe pak më shumë  mbështetje financiare edhe prej nivelit qendror dhe nivelit lokal”, tha Edmond Hafizademi, aktor.

Kur flitet për buxhet, drejtoresha për Kulturë në Komunën e Gjakovës, Adea Roka, thotë se do të ketë rritje progresive.

“Përkrahja nuk është gjithmonë e mjaftueshme kur e dimë se teatri ka edhe shpenzueshmëri të madhe, mirëpo komuna e ka bërë një lëvizje tepër të mirë duke i vendosur në listë të pagave duke e krijuar një kod të veçantë për teatrin që i bën më stabil që të paktën trupa e aktorëve të punojnë zellshëm se janë të siguruar edhe në aspektin e pagave dhe aspekte të tjera. Kurse sa i përket buxhetit do të ketë rritje progresive ku paralelizohen edhe me rezultatet të cilat i marrim që besoj se janë të padiskutueshme”, tha Adea Roka – Pylla, Drejtoreshë e DKRS në Gjakovë. 

Pavarësisht të gjithave, artëdashësit presin më shumë shfaqje.

“Shpresojmë që edhe këtë vit teatri ta ketë një reportuar në dedikim të publikut sepse Gjakova gjithmonë ka pritje, presim që të na jap dramë edhe pse pas luftës më shumë është luajtur komedia dhe tragjikomedia, mirëpo besoj që do të kemi edhe vepra tjera arti që trajtojnë tema universale me interes për publikun”, tha Engjëll Berisha, artdashës. 

“Magjistari nga Ozi” do të jetë shfaqja e parë për këtë vit e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu ” të Gjakovës, e cila do të shënojë fillimin e aktiviteteve teatrore në këtë qytet. /Rtk

ObserverKult


shko 10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...

Lexo edhe:

CIKËL I ZGJEDHUR ME POEZI TË AZEM SHKRELIT: GURI I MARTINIT

Në 86 vjetorin e lindjes, poetja Naime Beqiraj ka përzgjedhur një cikël poezish të Azem Shkrelit, për të kujtuar e nderuar krijimtarinë e tij:

PRAPË UNË E AI GUR

Rugovë 1989

Prapë unë e ai gur një muranë një mur
Zëri qielli hapi përmbi maje rrapi
Hajla Kacuberri tek thërmohet terri
Lami Bajram Musa më pret te Tre Pusa
Tahir Ibra Taku me një ballë oxhaku
Rama Ramë Elezi koburet pas brezi
Rri e pi me llullë digjet tokë e kullë
Ma këndo gjeth ahu këngën maje krahu
Vegim mos m’i qeshe vitet mbi qeleshe

GURI I MARTINIT

M. Camajt

Miku i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me “Një fyell ndër male”
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale

Dhe sot pas sa vitësh që s’na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult