Në Bashkinë e Sarandës, investime dhe nisma të ndryshme, synojnë kultivimin e të lexuarit dhe të studiuarit tek qytetarët. Pas një iniciative shumë të veçantë të ndërmarrë nga Bashkia në Ditën Botërore të Edukimit me shtëpizat e leximit, së fundmi kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma ka dhënë lajmin se në ambientet e bibliotekës bibliështë ngritur nga sot ‘Këndi i Arkivit’.
“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido hapëm sot,në ambientet e bibliotekës së qytetit Këndin Arkivor,një hapësirë studimi dhe hulumtimi për çdo studiues e qytetar,duke shmangur kështu,vajtjen për çdo dokument në Drejtorinë Qendrore të Arkivave në Tiranë”, shkruan ai në rrjetet sociale, teksa poston edhe foto.
Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është duke krijuar salla studimi jo vetëm në qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Një projekt i tillë do të mundësojë që elita intelektuale e qytetit, përmes sistemeve elektronike të vendosura në dispozicion, të mund të ketë qasje në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqytetit, transmeton ‘shqiptarja.com’.
Ndërkohë që sa i përket ‘shtëpizës së leximit’, e vendosur në hollin para ndërtesës së Bashkisë shkruhet slogani i lëvizjes ”Sill një libër, merr një libër”. Kjo ‘shtëpizë’ erdhi si iniciativë e Bashkisë dhe si materaializim i ambicies së Kryebashkiakut Gurma, për t’iu afruar edhe Saranda praktikës shumë të njohur të botës së qytetëruar, që librin dhe leximin e ka pjesë të përditshmërisë,