Shkrimtari Salman Rushdie pak muaj më parë u godit me thikë gjatë një aktiviteti në një universitet. E së fundmi ai është shfaqur për herë të parë në publik.
“Jam me fat dhe mirënjohës”. Këto kanë qenë fjalët e para të autorit të njohur Rushdie i cili si pasojë e sulmit humbi njërin sy.
Me syze të errëta ai u shfaq për herë të parë në publik duke theksuar se ishte ende duke marrë veten nga ngjarja e rëndë.
75-vjeçari ka pësuar disa dëmtime në tru, të cilat i kanë krijuar vështirësi për të shkruar.
Rushdie i tha ‘The New Yorker’ se ishte prekur nga reagimi i njerëzve ndaj sulmit.
“Është shumë mirë që të gjithë u prekën kaq shumë, e dini? Kurrë nuk e kisha menduar se si do të reagonin njerëzit nëse do të më vrisnin, ose pothuajse do të më vrisnin. “Unë jam me fat.
Ajo që me të vërtetë dua të them është se ndjenja ime kryesore është mirënjohja” tha Rushdie.
Pas publikimit të intervistës ai postoi një fotografi në Twiter.
“Fotografia në New Yorker është dramatike dhe e fuqishme, por kjo, në mënyrë më prozaike, kështu dukem unë në të vërtet”.
Pas muajsh rikuperimi, Rushdie tha se ai ishte mirë duke marrë parasysh forcën e incidentit.
“Dëmtimet e mëdha janë shëruar, Kam ndjesi në gishtin e madh dhe gishtin tregues dhe në gjysmën e pëllëmbës. Po bëjë shumë terapi të duarve, më thonë se po kaloj shumë mirë “, tha ai.
Po ashtu, tregoi ai se vuante nga një bllokim mendor pas sulmit, duke përfshirë ëndrrat e frikshme, të cilat ai tha se tani po pakësohen.
75-vjeçari u godit 12 herë gushtin e kaluar pak çaste para se ai të jepte një leksion në një univeristet në New York. Personi i dyshuar për sulmin ndaj autorit është akuzuar për tentativë vrasje.
Romani i fundit i Rushdie, Victory City u përfundua pak para sulmit. Ndërkohë ky roman do publikohet në fund të kësaj jave.
“Unë gjithmonë jam përpjekur shumë të mos përvetësoj rolin e viktimës. Atëherë ju jeni ulur atje duke thënë: “Dikush më futi një thikë në mua! I mjeri unë”… Gjë që ndonjëherë e mendoj,” duke shtuar me shaka, “Më dhemb”./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NDIHMËS REGJISORI QË I DHA ARMËN AKTORIT REAGON NDAJ VRASJES SË KINEASTES
Ndihmës regjisori, i cili i dha Alec Baldwin një armë me një plumb të vërtetë, ka folur për herë të parë publikisht për vdekjen aksidentale të Halyna Hutchins.
Në një deklaratë për New York Post, Dave Halls nuk dha detaje mbi incidentin në New Mexico, por u shpreh se ishte i tronditur dhe nga vdekja e saj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
OBserverKult