Pas vdekjes së Enver Hoxhës, Agolli bëri një poemë për të, Kadare nuk pranoi të shkruante poezi

Nga Mitro Çela

-11 prill 1985. Vdiq Enver Hoxha. –
Punoja gazetar në “ZP”
Ora 10.
Gazetarët në zyrë të shefit.
Kryeredaktori, Arshin Xhezo, me shpinë, vështronte nga dritarja.
U kthye. I përlotur. I ngashëruar tha:
-Ka vdekur shoku Enver!

Sofo Lazri…Këshilltar i Ramiz Alisë. Solli një nekrologji. Duhej botuar në faqen e parë. Nekrologjia ishte e gjatë.
Pyetën Sofon. Ai shumë indiferent tha:
-Pa problem. Shkurtoni pesë-gjashtë paragrafe.
12 prill.
U botua gazeta. Në faqen e parë nekrologjia dhe një portret i shokut Enver.

Në faqen e dytë ishin vendosur tre kronika nga ndërmarrjet që mbanin emrin e Enver Hoxhës.

12 prill. Mesditë.
Takova Agim Popën. Kishte qënë për 4-5 vite kryeredaktor i “ZP”-së. Punonte këshilltar i Ramiz Alisë.
-Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh,-më thotë Agimi. Isha mbrëmë tek shtëpia e shokut Enver. Ishte vetëm shoqja Lenka Çuko dhe familjarët.
-Lexova gazetën. U befasova. Artikulli që përgatitëm në Komitetin Qëndror ishte sakatosur!
-Po qarkullon një ide. -Tha Agimi.-Shoku Ramiz kërkon të sillet me Enverin, si Nikita Hrushovi me Stalinin. (Hrushovi ishte Sekretar i parë në Bashkimin Sovjetik.)

Hrushovi shkroi raportin sekret për Byronë Politike. U dënua kulti i Stalinit dhe krimet e tij.

Raportin e Hrushovit e “rrëbeu” një agjent i Mosadit-Kundërzbulimi izraelit. E dërgoi në Amerikë.
E botoi së pari gazeta “New York Times”. Pastaj gjithë shtypi në botë.
Por unë nuk besoj, -më tha Agimi, -që Ramizi të imitojë Hrushovin.
13 prill. Mëngjes.
Gazeta vazhdonte të belbëzonte për vdekjen e Enverit.

Atë ditë kisha lënë takim me Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm. Mbulonte edhe ekonominë në Byronë Politike.
Duke pirë kafe e pyeta:
-Do ta bëjmë intervistën?!
-Pse jo? Jeta vazhdon. Shoku Ramiz na porositi: Ta kthejmë dhimbjen në forcë!
14 prill. Ora 18.
U mblodh Byroja Politike.
Në skenë doli shoqja Nexhmije.  Me “shpatë” në dorë.

Kritika të ashpra për këtë situatë edhe nga të moshuarit e Byros Politike: Manush Myftiu, Rita Marko, Spiro Koleka, Adil Çarçani.
Pas debateve të ashpra u vendos:
1. Në qëndër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan.
2. Do ndërtohej Piramida.
3. Shoku Ramiz u zotua të  bënte librin: “Enveri ynë“.
4. U hodh direktiva:
Shoku Enver ka vetëm ditë lindje-16 tetor 1908-
5. Do shpallen 6 muaj zi.

15 prill.
U dha komanda. Populli nisi të vajtojë. Si robot. Rreshti për pelegrinazh gjarpëronte nga sheshi “Skënderbej” tek selia e Komitetit Qëndror.
Në gazetë vinin çdo ditë poezi. Mbi 6 mijë.
Dritëro Agolli bëri një poemë. U botua në dy faqe të gazetës.
I thanë të bënte një poezi edhe Ismail Kadaresë.
-Nuk gjej frymëzim, -kishte thënë Kadareja?!
-Nuk ka faj,- tha kryeredaktori,-i ka zënë e mira sytë: 300 metra katror shtëpi;më shpesh shkon në Paris, se në Gjirokastër?!

Morali: Shqipëria nuk e kishte një Nikita Hrushov!/ javanews.al

*Titulli i origjinalit: “Tre ditë pa zi për Enver Hoxhën?!”

ObserverKult


Lexo edhe:

DËSHMIA E GRIMERIT TË RTSH-SË: NATËN E VDEKJES ENVER HOXHËS IU BË OPERACION SEKRET NË MORG

Memorie.al publikoi kohë më parë intervistën e Edmond Lakos, një nga piktorët grimier më të njohur të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili në prillin e vitit 1985 u thirrë urgjent në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku një njeri i Sigurimit të Shtetit e mori dhe e dërgoi në morgun e Tiranës ku ndodhej trupi i pajetë i diktatorit Enver Hoxha.

Cilat ishin porositë që iu dha Sulo Gradeci grimierit Lako dhe dy kolegëve të e tij dhe si e rregullonin ata fytyrën e prishur të udhëheqësit komunist gjatë gjithë atyre ditëve që zhvilloheshin homazhet…

Nga Dashnor Kaloçi

“Në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme na priti një person i Sigurimit, i cili më mori me makinën e tij dhe menjëherë më çoi në morgun e Tiranës, te godinat e spitaleve që ishin rrethuar me ushtarë të shumtë të Gardës së Republikës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult