Pascal: Në dashuri, një heshtje vlen më shumë se një fjalim

ObserverKult ua sjell disa thënie të Blaise Pascal:

Nuk bëhet kurrë aq keq sa atëherë kur bëhet me vetëdije.

Është më mirë të dish pak nga të gjitha se gjithçka mbi një gjë.

Çfarë është njeriu në natyrë? Asgjë krahasuar me pafundësinë, gjithçka krahasuar më asgjënë. Diçka mes gjithçkasë dhe asgjësë.

Në dashuri, një heshtje vlen më shumë se një fjalim.

Mjafton pak për të na ngushëlluar, siç mjafton pak për të na lënduar.

Mendimi është madhështia e njeriut.

E vërteta dallohet jo vetëm me arsyetime por edhe me zemër.

Secili ka në vetvete bukurinë origjinale, të cilës ia kërkon kopjen në mbarë botën.

Drejtësia pa forcë është paaftësi, forca pa drejtësi është tirani.

ObserverKult