Pasi i preku të gjithë me rrëfimin e tij, vjen një lajm i mirë për “Doktorin”

Genti Pjetri ose ndryshe i njohur me emrin “Doktori” tashmë do të rikthehet në ekranet shqiptare pas një largimi të gjatë nga bota e televizionit.

Por rikthimi i tij me një intervistë për “Të Harruarit”, Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit “KAFE SHQETO” tek Syri TV. Mesa duket Gentjan Pjetri do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditësm transmeton ‘tirananews.al’.

Në intervistën e tij pak kohë më parë, aktori tregoi se kishte kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.


Lexo edhe:

MOMENTI I DHIMBSHËM I DOKTORIT TË FIKSIT: PËSOVA ISHEMI CEREBRALE KUR MË HOQËN NGA TOP CHANNEL

Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare” i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni “Fiks Fare”.

I prekur, teksa e kujton, ‘Doktori’ shprehet se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij.

Genti Pjetri drejton gishtin ndaj dikujt, por pa i përmendur emrin.

Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë, ‘Doktori’ thotë se e teproi edhe më shumë me alkoolin.

Kur e hoqën nga ekrani, ai kaloi në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult