Pasi mbush 40 vjet, fillon e jeton: S’humb kohë me njerëz e gjëra koti!

40

Jeta mbas të 40-ve ndryshon!

Nga Alket Koroshi

Nuk ke më dëshirë për drama, për konflikte, për shpjegime. Fillon një lloj “përzgjedhje”. Zgjedh të rrethohesh gjithmonë e me më pak njerëz, shpesh fillon të zgjedhësh heshtjen e ndonjëherë shkon deri aty sa zgjedh edhe mungesën. I dedikohesh gjithmonë e më tepër asaj që është në paqe me veten tende. Fillon t’i shikosh gjërat si janë dhe gjithmonë e më pak se si duken.
Pjesën më të mirë të vetes fillon ta ruash vetëm për ata që dinë të shikojnë në thellësi. Për disa gjëra fillon të heshtësh e disa gjëra mëson t’i lësh të shkojnë.
Bëhet një seleksionim ndërmjet “è nevojshme dhe e panevojshme” e në fund të fundit çdo gjë e panevojshme, s’të hyn në pune.
Heq qafe shumë gjëra, fjalë, objekte, njerëz…
Mban shtënguar vetes gjithçka që të bën më të mirë….për pjesën tjetër, mëson artin e indiferencës!
C’est la vie!

ObserverKult

———————–

Kliko edhe:

STONE: PAS MOSHËS 40 VJEÇ NUK KA MË “MË VONË”

sharon stone 40

Nga Sharon Stone

Gratë në të 40-tat, janë plot entuziazëm dhe ndjehen të lira të bëjnë zgjedhje.

Grave në të 40-tat nuk u bëhet shumë vonë për trupin dhe performancën. Janë tashmë të kompletuara me dashurinë për veten që e kanë fituar me kalimin e kohës.

Ato që kanë arritur moshën 40 vjeç janë tashmë gra të ndryshuara. Gra që nuk veprojnë pa kontrolluar impulsin, që i japin vetes të drejtën për ta shijuar më shumë jetën. Nuk kanë ndjenja faji, nuk kanë pritshmëri joracionale, nuk gënjehen në dashuri.

Gruaja në të dyzetat e saj nuk e ngadalëson ritmin e intimitetit. Mund të lexojë një libër me intensitetin e një momenti intim. Mund të shikojë një film dhe të bisedojë me të njëjtin intensitet, thotë Sharon Stone.

Nuk ka një moment të caktuar për sensualitetin, sensualiteti është në çdo moment.

Të hash mëngjesin nuk është thjesht një mëngjes, por ka identitetin e tij, ritualin e tij, një shijim të historisë së aromave të tij.

Të hash mëngjes me një grua 40-vjeçare është pjesë e kujtesës së saj, e zgjedhjeve të saj.

Ajo tashmë ka kapërcyer mosmarrëveshjen me familjen dhe është e vetëdijshme se kundërshtimi është i përkohshëm. Tashmë ajo e kupton se dashuria është përpikëri dhe nuk duhet të vendosë për tjetrin.

Gruaja 40-vjeçare, e lodhur nga dukja, do të bëjë teprime të përsosura.

Është më e çmendur se çmenduria sepse nuk ankohet. Është edhe më e mençur se mençuria sepse nuk ka ndjenjë faji ditën tjetër.

Bukuria gjithashtu bëhet gjendje shpirtërore, shkëlqim në sy, temperament. Bukuria është rezultat i elegancës së ideve, jo vetëm trupit dhe tipareve fizike.

Të qeshurat nuk janë më budallaqe por të vëmendshme dhe misterioze, duke treguar lavdinë e të qenit në gjendje të shijojnë gëzimin e papritur, larg prej idealizmave.

Ajo që e bën të shkëlqejë është dashuria për veten, edukimi, aftësia shprehëse në të folur. Bukuria është përforcuar prej gjuhës së folur, humorit të mirë. Bukuria është e përforcuar prej inteligjencës dhe mirësjelljes. Pas moshës 40 vjeç nuk ka më “më vonë”. Gjithçka ndodh tani!

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

“NJERËZIT PO HUMBASIN PJEKURINË”. JA ÇFARË SHKRUAN OSHO PËR NJERËZIT E DITËVE TË SOTME…