Pasi u gjend i pajetë në një dhomë hoteli, publikohen mesazhet e muzikantit

Taylor Hawkins, i cili për më shumë se dy dekada ka qenë bateristi i “Foo Fighters”, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare.

Trupi i tij u gjend në dhomën e një hoteli në Kolumbi dhe, sipas autoriteteve, të cilët nisën hetimin e menjëhershëm pas vdekjes së artistit, njoftuan se Taylor Hawkins kishte 10 substanca narkotike të ndryshme në sistemin e tij në kohën e vdekjes, transmeton ‘lapsi.al’.

Së fundmi janë bërë publike edhe mesazhet e yllit të ‘rock’-ut një ditë para se të vdiste.

“Kujdesuni për njëri-tjetrin. Dhe unë do të kujdesem për veten time. Dhe do të shihemi në São Paulo. Ju dua, ju dua, ju dua. Flini mirë”, thuhet në mesazhin e Hawkins, sipas “The Sun.

Krijuesi i Lollapalooza, Perry Farrell, dhe gruaja e tij, Etsy, ndanë mesazhin zanor që morën nga ylli i ndjerë i “Foo Fighters”, raportoi The Sun, duke cituar gazetën braziliane Globo 1.

Rikujtojmë se zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se Hawkins kishte një ‘koktej’ drogërash në sistemin e tij duke përfshirë: THC (marijuanë), ilaçe kundër depresionit (triciklik), benzodiazepinat dhe opioidet.

Raportet gjithashtu treguan se Hawkins vdiq nga një kolaps kardiovaskular. “Foo Fighters” ishte planifikuar që të shfaqeshin në një perfomancë të dielën.

Frontmeni i “Foo Fighters”, Dave Grohl dhe shokët e tij të grupit u rikthyen në Los Anxhelos pas vdekjes së tij. Grupi tha në një deklaratë se vdekja e tij ishte një “humbje tragjike dhe e parakohshme”.


Lexo edhe:

NDËRROI JETË NJË VIT MË PARË, PËRKUJTOHET DHIMITËR ORGOCKA