Pasi u raportua e humbur, reagon këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur, Kelly Price ka reaguar pasi u raportua e zhdukur nga familjarët e saj.

Në një intervistë për “TMZ”, këngëtarja zbuloi se është infektuar me Covid-19 dhe ende është duke u rikuperuar.

“Në një moment, ata më humbën. U zgjova disa ditë më vonë dhe gjëja e parë që mbaj mend është ekipi i mjekëve që po qëndronin rreth meje dhe më pyesin nëse e dija se cili vit ishte”.

“Unë jam duke ndjekur urdhrat e doktorit tim. Jam në karantinë dhe ndjehem vërtet e lodhur. Dhimbje koke, por nuk jam në spital. Jam mirënjohëse të gjithëve dhe pres që të shërohem sa më shpejtë”, u shpreh Kelly Price.

Sipas, The Atlanta Journal-Constitution Kelly Price kishte “humbur” pasi kishte ditë që nuk komunikonte me asnjë nga familjarët e saj, transmeton ‘lapsi.al’.

Motra e saj, Shanrae Price, doli në publik me një lutje që ajo të kontaktonte anëtarët e familjes në fjalë në mënyrë që ata ta shihnin fizikisht.

Mirëpo, avokati i këngëtares, Kelly Price, Monica Ewing, deklaroi për mediat se ajo  nuk ishte zhdukur, por thjesht po shërohej.

Kelly Price

—————————————————————————————–

LEXO EDHE: “Jeta ime në Amerikë, brenga që lashë pas”, flet këngëtarja Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997.

Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997. Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997. Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997. Prej asaj kohe Parashqevi Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.

Nga Rudina Xhunga

Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?

Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU