Pasojat e tërmetit: Monumentet e kulturës rrezikojnë origjinalitetin

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës ka publikuar një raport mbi situatën në të cilën ndodhen monumentet e kulturore, pas asaj lëkundjeve tragjike.

Në raport, evidentohet se 23 monumente kanë dalë jashtë përdorimit, 30 prej tyre janë pjesërisht të përdorshme dhe 48 prej tyre nuk kanë pasur problem. Këto monumente ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti 6.4 ballë.

Në Komisionin e Medies, ministrja e Kulturës për dëmet e tërmetit në monumentet e kulturës, Elva Margariti raportoi se nga 216 objekte të trashëgimisë, që janë inspektuar pas tërmetit, rreth 30 me risk të lartë. Për rikuperimin e tyre 707 mln lekë. Më rrezikuarat, kulla e Krujës, që është rrethuar dhe ka vendosur tabela parandaluese. Si një masë e marrë nga ministria, janë mbyllur muzetë edhe sitet ku Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe ai i Ndërtimit, panë domosdoshmëri për riparimin e dëmeve.

Ministrja bëri me dije, se është e vështirë kthimi i tyre në origjinalitet.