Paul Eluard: Nëse ti buzëqesh – bota është e imja

grua

Nëse t’flas është që t’dëgjoj më mirë
Nëse t’dëgjoj jam i bindur se kuptoj

Nëse ti buzëqesh është që t’më pushtosh më mirë
Nëse ti buzëqesh bota është e imja  

Nëse t’shtrëngoj është që t’më mbash ende
Nëse jetojmë gjithçka do t’jetë kënaqësi

Nëse t’braktisi do t’kujtohemi
Se duke u ndarë do t’takohemi përsëri.

Përktheu: Çlirim Lazaj