Paul McCartney “e harron” muzikën, tani prezantohet edhe si fotograf

Paul McCartney, 80-vjeçari që ende jep koncerte, do të vijë për publikun edhe në cilësinë e fotografit.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA thotë se, së shpejti do të kemi në duar librin me titull “1964: Eyes of the storm”, i cili përmbledh fotografi, reflektime dhe ndërhyrjet e historianes së Harvard-it, Jill Lepore, drejtorit të National Portrait Gallery të Londrës, Nicholas Cullinan si dhe të kuratores Rosie Broadley.

Libri po përgatitet të dalë njëkohësisht nga shtëpitë botuese anembanë globit, në 13 qershor 2023.

Në vitin 2020, në arkivin e ish-këngëtarit të grupit Beatles, u zbulua një sasi e jashtëzakonshme fotosh të bëra me film 35 mm.

Bëhet fjalë për foto të shkrepura në momente private e intime, mes 1963-64, kur grupi ishte në kulmin e suksesit.

Për librin që del së shpejti, janë përzgjedhur 275 fotografi te McCartney-t, të shkrepura në 6 qytete të ndryshme: Liverpul, Londër, Paris, Nju-Jork, Uashington D.C. dhe Majemi.

Për ta plotësuar këtë event të rëndësishëm, veçanërisht për adhuruesit e Beatles, menjëherë pas daljes së librit nëpër libraritë e të gjithë botës, në galerinë “National Portrait Gallery” të Londrës, do të çelet një ekspozitë me foto të McCartney-t që i shfaqen publikut për herë të parë./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

KUJTIMET E KËNGËTARIT PAUL MCCARTNEY PUBLIKOHEN NË NËNTOR

Paul McCartney më në fund është gati të shkruajë kujtimet e tij dhe do ta përdorë muzikën – dhe poetin fitues të Çmimit Pulitzer, Paul Muldoon – për ta ndihmuar atë.

Autoportreti  i quajtur “Tekstet: 1956 deri më sot” do të dalë në treg më 2 nëntor.

Sipas një njoftimi të përbashkët nga botuesi britanik Allen Lane dhe nga Liveright në Shtetet e Bashkuara.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


PAUL MCCARTNEY: NUK ISHA UNË ARSYEJA E NDARJES SË BEATLES

Për gati 50 vjet, Sir Paul McCartney ka marrë përsipër fajin për shpërbërjen e Beatles.

Kjo erdhi nga një deklaratë për shtyp e vitit 1970, ku McCartney zbuloi se kishte marrë një “pushim” nga grupi më i madh i rokut.

Por në një intervistë për BBC, ai tha se ndarja u nxit nga John Lennon.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult