Paulo Coelho: Dashuria na bën më të mirë…

paulo coelho
Paulo Coelho

Nga Paulo Coelho

“Për këtë është alkimia,” shtoi ai. “Që secili nga ne të kërkojë thesarin dhe ta gjejë, e më pas të dëshirojë të bëhet edhe vetë më i mirë se më parë. Plumbi do të hyjë në punë derisa bota mos të ketë më nevojë për të. Paskëtaj atij i duhet të shndërrohet në flori. Këtë gjë bëjmë ne alkimistët: na tregojnë se, sa herë që duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi. Edhe gjithçka që na rrethon bëhet më e mirë.”

“Atëherë, pse thua që unë nuk e njoh Dashurinë?” pyeti Dielli. “Sepse Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthor siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti.

Dashuria është burimi që vë në lëvizje dhe e bën më të mirë Shpirtin e Botës. Kur arrita ta kuptoj për herë të parë, atëherë m’u mbush mendja se ishte e përsosur. Por më pas vura re se ajo ishte pasqyra e të gjitha krijesave e se brenda mbante luftërat dhe dëshirat e tyre.

Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi më të mirë apo të këqinj ne. Këtu hyn dhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi…”

*Shkëputur nga “Alkimisti” i Paulo Coelho-s

ObserverKult


Lexo edhe:

PAULO COELHO: MOS U MËSO ME DHIMBJEN…