Paulo Coelho: Mos u mëso me dhimbjen…

dhimbjen të dua paulo coelho thenie proze observerkult

“Mos u mëso me dhimbjen, sepse është shumë e lehtë të mësohesh me të, është një drogë e fuqishme, e pranishme në të përditshmen tonë, në vuajtjen e fshehur, në mohimet që bëjmë kur ia lëmë fajin dashurisë për goditjet që marrin ëndrrat tona.
Dhimbja të tremb kur tregon fytyrën e saj, por edhe të bën për vete kur vishet me sakrificë me vetëmohim”./

ObserverKult

Lexo edhe:

41 THËNIE NGA PAULO COELHO PËR DASHURINË, JETËN E MIQËSINË

dhimbjen të dua paulo coelho thenie proze observerkult

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura shkëputur nga krijimtaria e shkrimtarit Paulo Coelho.

1. “Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur një ëndërr që të arrihet: frika nga dështimi”.

2. “Mos e humbni kohën tuaj me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.

3. “Miqtë tanë të vërtetë janë ata që janë me ne kur ndodhin gjërat e mira. Ata na brohorasin dhe janë të kënaqur nga triumfet tona. Shokët e rremë shfaqen vetëm në periudha të vështira, me fytyrat e tyre të trishtueshme, mbështetëse, kur, në të vërtetë, vuajtja jonë po shërben për t’i ngushëlluar ata për jetën e tyre të mjerueshme”.

4. “Dhe, kur ju doni diçka, i gjithë universi komploton ndaj jush për ta arritur atë”.

5. “Sekreti i jetës, sidoqoftë, është të rrëzoheni shtatë herë dhe të ngriheni tetë herë.”

6. “Mos harroni se kudo që të jetë zemra juaj, atje do të gjeni thesarin tuaj”.

7. “Askush nuk humbet asnjërin, sepse askush nuk zotëron asnjërin. Kjo është përvoja e vërtetë e lirisë: të kesh gjënë më të rëndësishme në botë pa e zotëruar atë”.

8. “Cila është gënjeshtra më e madhe në botë? … Është kjo: që në një moment të caktuar të jetës sonë, ne e humbim kontrollin e asaj që po ndodh me ne, dhe jeta jonë kontrollohet nga fati”.

Kliko për më shumë KETU

ObserverKult