Është hapur thirrja për arkitektë, urbanistë, projektues, studiues, kritikë dhe artistë për të përfaqësuar Pavijonin e Republikës së Kosovës në Edicionin e 19-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia, e planifikuar të mbahet 10 maj deri më 23 nëntor 2025.
Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës e titulluar “Intelligens. Natural. Artificial. Collective” do të kurohet nga Carlo Ratti. Ekspozita inkurajon interpretime të mjedisit të ndërtuar dhe disiplinave të shumta që e formësojnë atë. Arkitektura është në qendër, por jo vetëm. Është pjesë e një sfere me nocion të zgjeruar që integron artin, inxhinierinë, biologjinë, shkencën e të dhënave, shkencat sociale dhe politike, shkencat e sistemeve planetare dhe disiplina të tjera – duke ndërlidhur secilën prej tyre me materialitetin e hapësirës urbane.
ObserverKult
kliko edhe:
Ndahet Çmimi Nobel për letërsi, fituese është autorja koreano-jugore Han Kang