Pavijoni i Republikës së Kosovës në Bienalen e Venecias merr vëmendje në shtypin ndërkombëtar!

Në Bienalen e Venecias, edicioni i 60-të që do të mbahet nga data 20 prill deri më 24 nëntor të këtij vitit, do të merr pjesë edhe vendi ynë.

Në këtë edicion të Bienales, Republika e Kosovës prezentohet nga artistja Doruntina Kastrati me projektin “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj.

Lidhur me këtë lajm mjaft me rëndësi për vendin tonë, kanë shkruar artikuj mediume të njohura për art dhe kulturë, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Le Quotidien de l’Art, Artnet, ArtRevieë, Kunstforum e Widewalls.

Artistja Kastrati në projektin e saj ka propozuar një instalacion skulpturor. Siç ceket në aplikimin e saj, pavijoni do të trajtojë punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës dhe tëhuajsimi që vjen si pasojë. Projekti niset nga konteksti lokal dhe shikon nga afër tranzicionet ekonomike dhe politike dhe se si ato kanë prekur grupet më të cenueshme.

ObserverKult  


besnik mustafaj...

Lexo edhe:

BESNIK MUSTAFAJ: KUSH THA SE VDIQËN ËNDËRRIMTARËT E DASHURISË SË MARRË?

Poezi nga Besnik Mustafaj

Ëndërrimtarët e dashurisë së marrë vdiqën të gjithë,
U thanë një nga një, syhapur, në këmbë
Siç thahen pishat në brezat tokësorë që përpin shkretëtira.

U thanë një nga një, syhapur, në këmbë
Duke pritur të dalin nga mbledhjet e Parisë
Helenat,
Dylqinjat.
Duke kërkuar si të verbër Beatriçet e humbura
Nëpër kantieret e të djelave leniniste.

Ëndërrimtarët e dashurisë së marrë vdiqën të gjithë,
U thanë një nga një, syhapur, në këmbë,
U shndërruan në bashkëshortë të lumtur,
kryefamiljarë shembullorë.

Kohën e lirë
Dhe kohën e gjumit
Të vrarë dikur barbarisht aventurash
E kalojnë plot kënaqësi, si në mëngjeset e ngrirë
          dimërorë, si në pasditet përvëluese të gushtit,
Nëpër radha para dyqaneve ushqimorë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult