Pedagogu dhe 2 studentët e tij restauruan vullnetarisht shtatoret e Poradecit dhe Kutelit/ Bashkia në heshtje të plotë

Pas ngritjes së shqetësimit nga mediet se shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në Pogradec kishin nevojë urgjente për t’u restauruar, një grup pune nga Departamenti i Skulpturës, pjesë e Universitetit të Arteve në Tiranë kryen vullnetarisht restaurimin e tyre.

Dy shtatoret ishin dëmtuar nga shiu acid, ndërsa prej 1 viti e gjysmë pasardhësit e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit e kishin adresuar problematikën edhe në Bashkinë e Pogradecit.

Restaurimi i dy shtatoreve u realizua nga pedagogu Vladimir Llakaj dhe dy studentët e tij Telian Baci dhe Leonard Bica, të cilët pastruan sipërfaqen fillestare të skulpturave dhe patinën e saj me kimikatet e duhura që nuk e dëmtojnë bazën prej bronzi.

Shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit janë ngritur në “Sheshin e trëndafilave” përballë Liqenit të Ohrit dhe Malit të Thatë dhe janë punuar nga skulptori, Muntaz Dhrami./bw

ObserverKult


Lexo edhe:

LASGUSH PORADECI: KU SHTROHET VALA