Pëllumb Elmazi: Nëse një ditë do largohesh… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe dëgjoni këngën ” Nëse një ditë do largohesh” të këngëtarit, Pëllumb Elmazi!

Teksi i këngës nga Irma Kurti; muzika nga Ilir Dangellia.

Nëse një ditë do largohesh,
me shpejtësi do ikësh nga unë
do të hedh zinxhirët e kujtimeve
të jesh e sigurt se do humbësh shumë.

Do humbësh ditët e bardha të prillit
do humbësh netët e zjarta të verës
magjepsjen e dashurisë në mes të pyllit,
po bregun ti a mund ta fshish.

Pendimi gjithçka do të pushtojë tek ty
ngadalë do të ngacmojnë kujtimet
psherëtimat dhe lotët s’do sjellin dobi
në zemër do rrinë largimet.

Dhe unë pas teje s’do bredh i trishtuar
s’do vij të të lutem për pak dashuri
si një i vetmuar duke kërkuar
të jemi bashkë përsëri.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

LUAN ZHEGU: A DO TË VISH… (TEKSTI DHE KËNGA)