Pëmbyllet manifestimi “Flaka e Janarit 2022”

flaka e janarit

Në Gjilan është përmbyllur edicioni i 31-të i manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2022”, i cili sivjet u mbajt në vitin jubilar, 40-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.

Në hapje të këtij edicioni të “Fest Flakës” këngëtari Korab Shaqiri ka kënduar këngën “Këngë e pambaruar” e kompozuar nga Naim Gjoshi, me tekst të Ilir Shaqirit dhe Engjëll Gjokajt, e orkestruar nga Valton Beqiri.

Në pjesën artistike janë paraqitur “Për mua paska qenë kismet“ – Genta e Greta Azizi, “Seç po frynë një fllad pranvere” – Merita Sahiti, “Ja na erdhi tash pranvera” – Mefail Ibrahimi, “Po më rreh zemra si valë deti” – Herolinda Bucaliu, “Ç’na çudite me bukuri” – Rina Kurteshi, “Të kam dasht dhe të dua” – Leotrimi.

Më pas interpretuan edhe këngëtarët Hatixhe Nushi – “Kosovarja e Bukur”, Majlinda Bajrami – “Vallë si qenka bërë dynjaja”, Visar Peja – “Të deshta me hakikat”, Ylberina Abdyli me potpuri nga jugu, “Karajfili i kuq si gjaku” – Egzona Salaj, “Këngë për Çerçiz Topullin” – Enkelejda Arifi, “Ndale djallin moj Evropë”, “Pa bashkim nuk ka fuqi” – Kastriot Tusha, Hekuran Bllaca dhe Burim Demiri.

Me plaket u nderua Florent Boshnjaku, kompozitor edhe atë për afirmimin e vlerave autoktone muzikore, të cilën ia ndau kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, transmeton ‘rtklive.com’.

“Flaka e Janarit” përkujton heroizmin e vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, të cilët flijuan gjithçka për kombin, kurse rikthen edhe pjesën tjetër, atë artistike e kulturore, e cila edhe sot e kësaj dite frymëzon gjeneratat që vijnë pas tyre.

ObserverKult

___________________

Lexo edhe:

HARTIMI I “FJALORIT TË MADH TË GJUHËS SHQIPE” PËRFUNDON NË VITIN 2023

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt takimi me grupin e punës dhe të bashkëpunëtorëve për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”.

Ky fjalor po hartohet në kuadrin e tre projekteve madhore në albanologji. Hartohet së bashku me “Historinë e shqiptarëve” dhe “Encikopedinë”.

Në këtë takim ishin të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult