PEN Albania: Promovimi i qëndrimeve antihumane është po aq i rëndë sa pjesëmarrja në akte kriminale

entela kasi

PEN Albania ka reaguar ndaj ndarjes së Çmimt Nobel për letërsi për Peter Handken.

Të promovosh genocid është më e rëndë se pjesëmarrja në akte kriminale kundër njerëzimit, thuhet në reagimin e PEN-it të Shqipërisë.

“Letërsia e madhe është e jashtëzakonshme, ka vlerën e humanitetit. Njeriu, njerëzimi është dhe mbetet tema e letërsisë së madhe, ndaj ajo është universale dhe njëkohësisht pasuri për njerëzimin.

Akademia e Çmimeve Nobel, me vendimin e saj për laureatin e vitit 2019, nuk ka shkaktuar thjesht një skandal të radhës, për të cilin përgjegjësinë e ka po ajo për aq sa ka marrë një vendim, por thënë thjesht dhe shkurt me këtë vendim ka promovuar gjenocid. Promovimi i qëndrimeve antihumane është po aq i rëndë sa pjesëmarrja në akte kriminale kundër njerëzimit, kundër vlerave të humanitetit, kundër vlerave bazë të lirisë, paqes, dinjitetit të njeriut”, thuhet në reagimin e PEN Albania-s, nënshkruar nga kryetarja Entela Kasi.