Pendohet shpejt, kush gjykon me ngut!

-Me puthje dua frymën të ma marrësh, më shtrëngo në përqafim e mos më lësho. Jam rob i ndjenjës që veç ti di t'më falësh, më duaj, çmendurisht, më dashuro.

ObserverKult ua sjell disa thënie për gjykimin:

Njerëzit me gjykim të dobët këmbëngulin më shumë që të bëhet si mendojnë ata sesa si është më mirë./ Lionel Abel

Njerëzit e mirë kanë gjykim e sedër. Por tashmë, njerëz të mirë ka pak./ Théognis

Gjuha e gjatë dhe gjykimi i matur rrallëherë rrinë në të njëjtin vend./ Roger L’Estrange

Çdokush është një gjeni. Por nëse peshku gjykohet nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do të kalojë gjithë jetën duke menduar se është budalla./ Albert Einstein

Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash./ Nënë Tereza

Mos më gjykoni për sukseset e mia, por për gjithë ato herë që jam rrëzuar e jam ringritur./ Nelson Mandela

Pendohet shpejt, kush gjykon me ngut./ Publilius Syrus

Bukuria është një kurth në të cilin çdo njeri i gjykueshëm do të ishte i lumtur të bjerë./ Oscar Wilde

ObserverKult