Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit të njohur, Paulo Coelho:
“Sekreti i jetës, megjithatë, është që të rrëzohesh shtatë herë dhe të ngrihesh në këmbë tetë herë”.
“Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.”
“Mos e humbni kohën tuaj me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.
“Miqtë tanë të vërtetë janë ata që janë me ne kur ndodhin gjërat e mira. Ata na brohorasin dhe janë të kënaqur nga triumfet tona. Shokët e rremë shfaqen vetëm në periudha të vështira, me fytyrat e tyre të trishtueshme, mbështetëse, kur, në të vërtetë, vuajtja jonë po shërben për t’i ngushëlluar ata për jetën e tyre të mjerueshme”.
“Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të.”
“Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u realizuar: frika e dështimit”.
“Dy testet më të vështira në rrugën shpirtërore janë durimi për të pritur momentin e duhur dhe guximi për të mos u zhgënjyer me ato që hasim”.
“Mbani mend se kudo që të keni zemrën, aty do të gjeni thesarin tuaj”.
“Sa më shumë e kuptoni veten, aq më shumë e kuptoni botën”
“Është mundësia që një ëndërr të realizohet, ajo që e bën jetën interesante”.
“Pranoni atë që ju ofron jeta dhe përpiquni të pini nga çdo kupë. Të gjitha verërat duhet të shijohen; disa duhet të pihen vetëm pak, por me të tjerët, pini të tërë shishen”.
“Në çdo moment të jetës sonë, të gjithë kemi një këmbë në një përrallë dhe tjetrën në humnerë”.
“Gjithkush duket se ka një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet të bëjnë jetët e tyre, por askush nuk e ka idenë për të veten”.
“Kur nuk kisha asgjë për të humbur, kisha gjithçka. Kur ndalova të jem ky që jam, gjeta vetveten”.
“Mos dëgjoni komentet e këqija të atyre miqve, të cilët, duke mos marrë asnjë rrezik vetë, mund të shohin vetëm dështimet e njerëzve të tjerë.”
“Askush prej nesh nuk e di se çfarë mund të ndodhë edhe në minutën tjetër, megjithatë, ne përsëri vazhdojmë përpara. Sepse ne besojmë. Sepse kemi Besim”.
“Fal, por mos harro, ose do të lëndohesh përsëri”.
“Kur çdo ditë është e njëjtë me ditën tjetër, kjo është për shkak se njerëzit nuk arrijnë të njohin gjërat e mira që ndodhin në jetën e tyre çdo ditë që dielli lind”.
“Dashurojmë sepse dashurojmë. Nuk ka nevojë për arsye, për dashurinë”
“Fëmija mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra: si të jetë i lumtur pa kurfarë arsyeje, si të jetë gjithmonë i angazhuar duke bërë diçka, dhe si të kërkojë me gjithë fuqinë e tij, atë që dëshiron ta ketë”
“Kur gjen rrugën tënde, nuk duhet të kesh frikë. Duhet të kesh mjaftueshëm kurajë për të bërë gabime. Zhgënjimi, humbja dhe dëshpërimi janë mjetet që na jep Zoti për të na treguar rrugën”.
“Mbaji mend ëndrrat e tua dhe lufto për to. Duhet të dish se çfarë dëshiron nga jeta. Vetëm një gjë i bën ëndrrat e tua të pamundura: frika nga dështimi”.
“Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se çfarë prej tyre të bësh, kjo është dhimbja më e madhe”.
“Të bësh gabime, kjo është pjesë e jetës. Çfarë do bota nga unë? Të mos ndërmarr risqe, të kthehem andej nga kam ardhur, sepse nuk kisha kurajën t’i thosha “po” jetës?
“Gjërat e thjeshta janë edhe më të jashtëzakonshmet, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin”. /ObserverKult
Lexo edhe: