Nga 16 deri më 30 qershor në Tiranë do të mbahet Festivali Evropian i Filmit të Arkeologjisë.
Ky aktivitet organizohet për herë të parë si projekt i EUNIC, (EU National Institutes for Culture).
Në këtë event do të prezantohen 13 filma me titra shqip, që janë prodhuar në vende të ndryshme: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.
Eventet do të organizohen në qendrën COD në kryeministri, në amfiteatrin e Durrësit, në Pallatin e Kulturës në Tiranë dhe në Parkun Arkeologjik të Apollonisë në Fier.
Regjisorët do të çojnë publikun në disa prej siteve arkeologjike më të famshme:
16 qershor
“Rihapja e Koloseut në karantinë” (ITALI)
“Pellgu i Drinit-foleja e shqipes” (SHQIPERI)
17 qershor
“Republika Çeke- Siti i madh arkeologjik” (REPUBLIKA ÇEKE)
“Jeta në qytetet e humbura, Apollonia, Orikum, Bylis, Butrint” (SHQIPËRIA)
18 qershor
“Bota e Humbur: Thellë në Detin e zi/ Pjesa e parë: Udhëtim në Detin e Lashtë” (BULLGARI)
19 qershor
“Enigma e Keros-it” (GREQIA)
20 qershor
Rihapja e Koloseut-Koloseu në karantinë (ITALI)
“Bota e Humbur: Thellë në Detin e zi/ Pjesa e dytë: Udhëtim në Detin e Lashtë” (BULLGARI)
25 qershor
“Agalma- Jeta në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit” (ITALI)
“Edhe jeta është art- Rasti Max Emdem” (GJERMANI)
26 qershor
“Inxhinieria romake- minierat” (SPANJË)
“Republika Çeke- Siti i madh arkeologjik” (REPUBLIKA ÇEKE)
28 qershor
“Ditët e fudit të Zeugmas” (FRANCË)
29 qershor
“Pellgu i Drinit, foleja e shqiponjës” (SHQIPËRI)
“Jeta në qytetet e humbura, Apollonia, Orikum, Bylis, Butrint” (SHQIPËRIA)
30 qershor
“Apollonia, perënditë kishin të drejtë” (FRANCË)
“Gjahtarët e librave” (GJERMANI)
LEXO EDHE: