Rikthehet“La Casa De Papel”, seritë e reja do të shfaqen premierë në dhjetor në Netflix

Seriali “La Casa De Papel” do të rikthehet me seritë e reja të cilat do të shfaqen premierë me datë 29 dhjetor të këtij viti në Netflix.

Kësaj radhe shfaqja eksploron prapaskenat e Berlinit, të portretizuar nga Pedro Alonso, duke zbuluar jetën e tij të mëparshme si një hajdut i shkujdesur që planifikonte një grabitje të guximshme në Paris.

Traileri zyrtar për Berlinin na kthen në një kohë kur ai ishte një hajdut entuziast dhe i shkujdesur, në kontrast të plotë me rolin e tij si i dyti më kompleks në “Money Heist”.  

Por kësaj radhe Berlini shfaqet duke planifikuar një grabitje të guximshme në Paris, gjegjësisht duke synuar të vjedhë 44 milionë euro nga një shtëpi ankandi i nivelit të lartë brenda një pasdite të vetme.

Megjithatë, dalin komplikime në këtë rrugë. Kjo pasi që Berlini ngatërrohet me gruan e burrit që ai po përpiqet ta grabisë.

Në ‘Money Heist’, Berlini luajti një rol të rëndësishëm, duke kontribuar në planifikimin e përpiktë të grabitjeve në qendër të narrativës së serialit.
Ndërsa shfaqja origjinale u prodhua dhe u transmetua fillimisht në Antena 3 në Spanjë, ku ai fitoi popullaritet ndërkombëtar pas përfshirjes së Netflix.

Ndërkohë Berlin është produkt origjinal i Netflix.

Seriali i ri do të ndjekë një nga grabitjet më të pazakonta të personazhit ikonik të luajtur nga Pedro Alonso, i cili rikthehet në rolin e Berlinit.

Alonso është i bashkuar në kastin e aktorëve me Michelle Jenner, Tristán Ulloa, Begoña Vargas, Julio Peña Fernández, Joel Sánchez, Samantha Siqueiros, Julien Paschal, Masi Rodríguez dhe Rachel Lascar.

Tetë episodet e serialit u krijuan nga Álex Pina (La Casa de Papel, Sky Rojo) dhe Esther Martínez Lobato dhe u drejtuan nga Albert Pintó (Sky Rojo, Malasaña 32)./Wionnews.com/ObserverKult


la casa de papel

Lexo edhe:

LA CASA DE PAPEL, DEL TRAILERI I SEZONIT TË FUNDIT (VIDEO)

Del traileri i sezonit të fundit serialit të famshëm në të gjithë botën ‘La Casa de Papel’. Ky është sezoni i pestë dhe i fundit.

Pra, përpara publikimit të sezonit në platformën Netflix, sapo ka dalë traileri i parë zyrtar për sezonin e ardhshëm në Youtube.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


nizar qabbani:

NIZAR QABBANI: TË DUA…POR KAM FRIKË!

Poezi nga Nizar Qabbani


Biseda jote është si një qilim persian
Sytë e tu janë dy harabela damaskienë
Që fluturojnë mes dy muresh
Dhe zemra ime, udhëton si pëllumbi
Sipër ujit të duarve të tua, ku merr një dremitje
nën hijen e bylyzykëve.

Të dua…
Por, ja, unë kam frikë të përfshihem në ty
Kam frikë të rimishërohem
Kam frikë të shkrihem në ty
Pasi, tashmë, më kanë mësu’ përvojat
t’i dredhoj dashurisë së grave
dhe valëve të detit.

Unë nuk po e diskutoj dashurinë tënde…
pasi, ajo është dita ime
e si të diskutoj diellin e ditës?
unë nuk po diskutoj dashurinë tënde
pasi, ajo, vendos në ç’ditë do të vijë dhe në ç’ditë do të ikë.
për më tepër, ajo përcakton kohën e dialogut dhe formën e tij.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult