Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia hap për publikun atraksionin turistik

Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia ka hapur për turistët një nga atraksionet e saj, pas një rinovimi që ka zgjatur plot 5 vite.

Bëhet fjalë për Procuratie Vecchie, në sheshin San Marco, që rrethojnë perimetrin e këtij sheshi.

Pavarësisht se te Procuratie Vecchie fotografohen nga miliona turistë çdo vit, pjesa e brendshme e tyre ka qenë e mbyllur prej shekujsh, transmeton ‘a2news.com’.

Tani, falë rinovimit 5-vjeçar nga ana e Sir David Chipperfield, ndërtesa madhështore do të mirëpresë turistët edhe brenda saj, duke i lejuar që të shijojnë pamje spektakolare nga tarraca.

Lexo edhe:

GATI PËR BIENALEN E VENECIAS, AUTOPORTRETE DHE NJË DOKUMENTAR NGA VETË ARTISTJA LUMTURI BLLOSHMI

ObserverKult