Për një letërsi të dashunisë së madhe, drama “Tinguj të plasun”

Nga Gjergj Jozef Kola

Asgja nuk e emancipon ma shume nji shoqni se sa letërsia e dashunive të mëdha, kjo letërsi ka aftësinë me e kalue atë nga nji epokë në tjetrën. Poezi apo poemë, prozë e shkurtë apo e gjatë, dramë apo komedi, letërsia e dashunisë së madhe i mbijeton të gjitha rrymave e kohëve. Mitologjia na e kallxon përditë forcën e dashunisë së lëtërsisë e të letërsisë së dashunisë. Mbi të gjithë poetët Goethe dashunonte Ovidin, sepse në Metamorfozat e tij gjente „Mythenschatz“, „thesarin e miteve“, të dashunisë  e të letërsisë së madhe. Kjo letërsi e kjo dashuni duhet marrë shembull në  çdo epokë.
Autori

AKTI I PARË

VITET 80

( Lokal para arteve në Tiranë, ku dy të rij, studentë 20 vjecarë po pijnë duhan e ponc përjashta lokalit në tavolinë. Ne sfond muzika realsocialiste e cila zevëndsohet tash e parë në motiv Hit Parade të viteve 80…Paradies te Phoebe Cates e ne fund të skenës mbetë vetëm Cates si za e figurë.)

Arjani

Ishte janar dita e lirimit e nëpër rruget e Tiranes sillej makina me ne rekrutat e liruem që  çirreshim si të  çmendun….Liri, Liri! Makina u ndal para Arteve e aty doli ajo, e mrekullueshmja, bukurija e ndritshme e qytetit studenti. Ishte semestri saj i parë në kryeqytet dhe ajo e mbushte me nji valëzim të habitshëm Tiranën, si me nji melodi eret.

Shpresimi

E mer jahu se ka pase e kam e pasë edhe ma te bukura se kjo e ka me pase ene të tjera…Artet thithin gjithmonë bukurine  e mbarë Shqipnisë, jo vetëm talentet…

Arjani

Jo mor vlla jo, ajo ka gjithë bukurinë e detit me vedi, sytë i vezullojnë kur të shef, si dy diej portokalli në muzg…Pa frymë jam sa herë e shof e kjo nuk më ka ndodhë kurrë ma parë.

Shpresimi

Me qafsh vëlla se fundja nji vajzë osht e si artiste prap fundja nje violiniste osht e asgja mo shume.

Arjani

Nuk e ke pa ti se si luen! Kur flokët gështejë e të drejtë i bien mbi telat e violinës, të duket se ajo e instrumenti janë ba nji…Unë kam përshtypjen se ajo më ngre nalt e më mban në qiellin e shtatë, pastaj më lëshon e unë bie përdhe pa u vra…

Shpresimi

Unë të thashë si mik fëminije të vazhdoje për dramë porse ti deshe me shku ushtar, tash për hir të saj nise Artet! Për nji femën njeriu pushto boten mer jahu.

Arjani

Po për hir të saj, po, se ajo asht gjithcka për mu. Sapo e kam pa e kam dijtë se une jam nji baltë e rrugës që dallandyshet marrin dhe e njesin në murin e Arteve. Kam luejte në gjimnaz në disa drama e në disa filma të kinostudjos, porse nuk ishte bota jeme ajo, prandaj i thashe mjaft, kjo nuk asht per mu se ka shume pleh dhe helm qe i hidhet këtyne njërzve të pafaj që punojnë ditë e natë e mezi ngopen e bukë…

Shpresimi

Aman mos folë me za të naltë se na dëgjojne e ti e di se këtu kanë veshë edhe muret e na fusin në burg.

Arjani

Po jo o vlla, mos u shqeteso për kët, plaku im osht hero i punës socialiste e nuk na hy ferrë në kambë. 

Shpresimi

Rrofsh vëllacko ti e di si janë këto…Në vitin e parë kishim Anatominë e na sollën nji te vramë në kufij. Plumbi i kishte hy nga njëna anë e kresë e dalë në tjetren…Tmerr o vëlla, ishte i ri ai, ja mosha jonë.

Arjani

Keto jena na o Shpresim, ti e di mirë. T´a shifje fytyrën e babës e të mamës kur mbas gjimnazit thashë se du me shku ushtar e i futa nga mrapa nji: t´i shërbej partisë e shokut never, ishin ba bojë e zezë në fytyrë.

Shpresimi

C´thoshin, më trego, më qafsh.

Arjani

Neve kemi luftuar, më thoshin, megjithse nuk e kanë shkrepë nji pushkë kundra pushtuesit, neve kemi luftuar që djali ynë të bëhet me shkollë, ndërsa ti do të ikësh ushtarë… porse unë nuk doja shkollë më, shkollë ku drejtojnë halldupët, njerëz kot, unë du lirinë time more vlla e nuk du me m´thanë njeri se cka duhet me ba…

Shpresimi

Kur ja dolia jo, Afërdita, si ç del agu mbas nji nate të zezë.

Arjani

Mjafton me ja përmende emnin e më dridhet zemra o vlla!

Shpresimi

E pabesushme Arjano, e pabesueshme osht kjo dashunija o vlla!

Arjani

Porse e vërtetë. Cdo gjë i kisha mendu, ndërsa atë jo…Kjo skene ka mbete si e ngulitun në jetë, si deti që ndan Moisiu për me kalu populli i tij. Afërdita në shkallët e godinës së arteve, ndërsa unë këtu para saj si nji vdektar i zakonshëm.

Shpresimi

Amon mos bo kështu edhe ti se nji gocë osht ajo….

Arjani

Nuk osht nji goce e zakonshme, ajo asht drita që shëprndan  çdo errësinë përrhët tejet e mrenda tejet, si nji andërr ku ti nuk e di se sa osht reale e sa irreale, porse ndjehesh shumë mirë.

Shpresimi

Folë o vlla sa të duash për të ama të thom di çka, se unë nuk kam dëgju ma parë dikë në mbarë jetën teme, një  çun apo burrë të flasë kështu, me kaq zjarr për nji gocë…

Arjani

Nëse dashuni asht ajo që na ndryshon jetën, atëhere kjo asht dashunia e vërtetë. Mandej ajo nuk osht gocë, ajo asht vetë bukuria e femnës, dija, mirësija, talenti, e vetmja që më nxori aty ku isha e me hodhi në jetë sërish…

(I drejtohet kamarierit)

Kamarier edhe dy pon çe vllacko.

Shpresimi

 çka po festojmë sot?

Arjani

Mos u ngut në fund të thom, tash me lë të flas për Afërditën, për gocën që ma afroj ditën e dritën në jetën teme. Ti e di, je i vetmi në botë që mund të hapem kështu, ndër ne askush nuk flet për dashuninë, aq më shumë për dashuninë kështu ndryshe që nje djalë mund të ketë për nji vajzë, si kjo e imja pra…

Shpresimi

(vjen kamarieri e bjen gotat, ikën)

Gzuar pra, për Afërditën.

Arjani

Po për Afërditën.

Shpresimi

Që të mori nga hija e të nxori në dritë….

Arjani

Dëgjo pak këtu: javën që ishte konkursi i dramës e takova në shkallët e arteve. Tash hapi sytë e veshët e dëgjo mirë:

( çohet në kambë dhe interpreton edhe vedin edhe vajzën muzika e Phoebes Cate Paradies shoqnon në sfond.)

AI

Më falni unë sapo hy në konkursin për aktor.

AJO

Urdhno me cka mundem me ju ndihmu o gazmor.

AI

Me fjalën tande e me nji shikim të dlirë.

AJO

Ah ta jap me gëzim me gjithë dëshirë.

AI

Me duhet nji vajzë si rrol për provim?

AJO

Oh po vi patjetër porse nuk kam tekst?

AI

Nuk duhet tekst, se as perëndeshat prej mermeri nuk flasin.

AJO

Ah më duhet me luejte rrolin e nji perëndeshe?

AI

Po nji perëndeshe ilire, ndoshta pellazge me emnin AFROJDITA!

AJO

Atëhere po, zgjidh pra, më do për rrolin në skenë apo për jetë?

AI

Për jetën ma mire, e nëse fitoj në skenë të detyrohem shumë.

Ajo

Futu tash në konkurs, shpjejto se po të shkon për lumë…

(ulet vazhdon muzika në sfond)

Zanin e saj hyjnor e kam ende nëpër venat e mija e më vlon i gjallë.

Shpresimi

Si vajti prova, aman më kallxo.

Arjani

Unë luejta prej Ovidit gjenial, lulen ma të brishtë të Metamorfozës, Orpheus und Eurydice! Asnjiherë nuk e pashë në sy, kisha frikë vetëm se Afërdita sillej mbas mejet e ndijshe hapin e saj. Shkoi shumë bukur saqë ajo më tha se kishte pasë  përshtypjen se sikur unë të kisha pa mrapa, ajo kishte me u shkri si kolonë ranet.

Shpresimi

Ma mirë të ishte shkri se tash nuk kishte me ja marrë mendjen mikut tem ma të mirë.

Arjani

Homeri thote: ajo asht Afërdita e artë që dashunon buzëqeshjen…

Shpresimi

Ma merr mendja mirë, se Homeri i donte të gjitha perëndeshat greke, porse më thuej si e falenderove kur të doli shkolla?

Arjani

Sapo më doli emni se kisha fitue, pak nga loja ime e mirë e pak nga njoftësija e familjes, i dola përpara në shtator. Kisha mbledhë disa fletë të para të vjeshtës e ja rreshtova kudo përreth saj i thashë:

Poetët u bajnë kunorë nimfave të tyne të mesditës

Ndërsa unë po rreshtoj botët në kambët e Afërditës

Shpresimi

Si e priti, u skuq, i erdhi marre?

Arjani

Jo pse, aspak, ajo asht ndryshe nga të tjerat, ka klas e ka shpirt ore vlla. Më tha:

Nëse unë jam shkak i lumtunisë tande o student i ri

Atëhere kjo duhet festue si ç i takon me gëzim e hijeshi

Shpresimi

Me qafsh, me rrimë keni folë?! Po kjo qenka Romeo e Xhuljeta bashkë.

Arjani

Nuk ka Xhuljetë që krahasohet me të më beso, madje as vetë Aferdita e Homerit nuk i afrohet.

Shpresimi

Më thuej pra pse po festojmë sot, kur me  çove fjalë, kujtova se e ke futë përfudnimisht në dorë…?

Arjani

Ah mos folë kështu për të si për gocat e tjera

Mos thuej : „ e fute në dorë“  kur unë atë  e kam në zemër

Sepse ajo mua nuk më ngjan me asnji njeri në kët botë

Ajo flenn ë zemrën teme e unë ne të sajën…

Shpresimi

Aman ore vlla se po më tërbon,

të ka zanë qymyri porse shpejt kalon

më thuej pra cka dona me festue sot

më detyrove edhe mu me folë me poezi.

Arjani

Po të tham në mirëbesim, porse mos i thuej kujt se asht ma shumë sekret se lajm.

Shpresimi

Vdeksha nëse e merr vesh kush nga unë!

Arjani

Djali i Minotaurit, anëtarit të byrosë politikë që jetojnë në bllok ka sonte nji mbramje, si ato që shofim ndër filma me pije të ndryshme e muzikë e  ka thirre nji grup për me festu.

Shpresimi

Mos më thuej se je edhe ti aty? Kaq shpjet po i njitë shkallët vëlla çko!

Arjani

Prit se mo e bukura vjen tashti. Ai ka thirrë gocat mo të bukura të arteve, e sejcila duhet me marrë nga nji shok me vedi si kavalier…

Shpresimi

E gjeta…

Arjani

Cka?

Shpresimi

Afërdita të ka thirrë ty!

Arjani

Nji shok e nji mik vlen më shumë se nji ciflik o Shpresim. Ty të tregoj gjithcka se më kupton që në fëmini. Deritash jam takue ma shumë si Romeo e Xhuljeta  në fshehtësi, e kam përcjellë disa herë dorë më dorë deri te konvikti i vajzave në errësirë, jemi puthë në heshtje e pa fjalë, ndërsa sonte ajo ka marrë guximin me ba hapin e me u tregu të gjithëve dashuninë tonë…

Shpresimi

Aman si të tha se po më vdes sot ti mu?

Arjani

Sapo dola nga leksioni, po pastrohesha prej makiazhit të rrolit të Otellos kur Afërdita m´u afru….

Shpresimi

T´njofti?

Arjani

 çtë njoftun thu! Më kapi nga krahu: Arjan kam nji ftese sonte te djali i kryetarit, shokut Minotaur, në Bllok e gezohem se po shkojmë bashkë.

Shpresimi

M´qafsh ashtu të tha, krejt direkt para të gjithëve?!

Arjani

Po, dashunija ka shumë rrathë të cilët jeta i hapë e i mbyllë vetë.

Shpresimi

Kamarier edhe dy ponce, të lutem.

Arjani

Porse sot paguj unë se asht dita jeme.

(vjen kamarieri e sjell edhe dy gota ponc e muzika Paradies e mbush skenen.)

Shpresimi

Po e vërtetë kjo asht si shpallje fejeset, që sot ju keni me kenë gjithkund bashkë…Hajt gzuar!  çdo veshësh më thuej.

Arjani

Ende nuk e di. Gjatë verës kam punu nji muaj në ndërmarrje të tim eti e pse, për me ble nji palë pantallona teritali. Tashti mrapa mendoj se mirë kam ba se ato po veshi….

Shpresimi

Të lutem dëgjo vllanë tënd!

Arjani

Fol vlla!

Shpresimi

Mu m´kon ardhe këpucë atlete adidas nga Gjermanija, na kena të njajtin numër, janë fringo fare,  nuk i vesh, ti jep vëllai ty, kallxoi atyre atje në bllok se edhe neve marrim vesht nga bota…

Arjani

Mos vëlla kjo asht shumë, unë e di se tanë Tirana kanë me të pasë lakmi për ato këpucë e ti do mi japësh mu?!

Shpresimi

Jemi vllazën apo jo!

Arjani

Jena ma shumë se vllazën gjaku, jena shokë e miq fminijet. N`gzime!

(ndeshin gotat…ne sfond nise video muzika:

(Fundi i aktit 1)