“Për një puthje u shemb Troja”, 69 shkrimtarë i këndojnë dashnisë

troja antologjia

Sapo u publikua antologjia “Për një puthje u shemb Troja”, e përpiluar nga Mark Simoni, në të cilën janë përfshirë 69 shkrimtarë.

Mark Simoni, cili e shkroi edhe parathënien e kësaj antologjie thotë se: “vetëm dashnija e fortë e një burri mund ta lulëzojë një femër, mund ta harlisi atë degësh e gjethesh, mund ta çeli ngjyrash”.

“Kjo ndjenjë e fortë dhe delikate njëkohësisht, kjo dhimbje e ëmbël dhe tundim trallitës, e ka zbukuruar pa cak botën, ashtu siç dhe e ka tronditur herë pas here atë”, shkruan Simoni.

Sipas tij, asnjë pasion dhe ndjenjë tjetër veç dashurisë nuk ka heronj aq të bukur e të dhimbshëm si Eva dhe Adami, Orfeu dhe Euridika, Fiklemoni dhe Baukida, Perikliu dhe Aspasia, Antoni dhe Kleopatra, Abelardi dhe Heloiza, Tristani dhe Izolta, Zigmundi dhe Ziglinda, Dantja dhe Beatriçja, Romeo dhe Zhulieta, Ana Karenina etj. etj.

“Dhe pikërisht se heronjtë e saj qenë aq të veçantë, të hijshëm dhe plot pasion e ndjenjë, dashuria pati bujarinë për t’ia dhënë letërsisë heronjtë e vet, vetëm e vetëm që ta zbukuronte atë, ta bënte njerëzore, tragjike dhe delikate njëkohësisht.

Kjo lloj inkandëshence ka qindra vjet që përshkon njerëzimin, e tundon dhe e begaton fantazinë e tij, zgjon frymëzime të mëdha shkrimtarësh”.

Simoni pohon se kjo antologji e sapo dalë nga shtypi e dëshmon këtë elektricitet ndjesishë, këtë gjendje iluminante të ndjenjës.

“Antologjia me poezi dashurie ‘Për një puthje u shemb Troja’, me tekstet e 69 shkrimtarëve (ndër më të mirët që shkruajnë letërsinë e vargut në shqip), që nga sot do të begatojë edhe më tepër bibliotekat dhe leximet tuaja”.

Simoni shkruan se autorët në këtë Antologji janë pa asnjë dyshim, të shkëlqyer, (që së bashku me disa të tjerë që mbeten këtë radhë jashtë kësaj Antologjie, dhe do përfshihen në volumin e dytë, që do të dalë së shpejti), i japin hijeshi dhe nur, dimension dhe seriozitet poezisë së sotme shqipe, duke i kënduar edhe si besimtar të thellë tempullit përndritës të dashurisë.

Autorët që janë pëfshirë në këtë antologji:

Ag Apolloni,  Agim Bajrami, Agron Tufa, Alban Bala, Albert Vataj, Albina J. Gjergji, Alfons Zeneli, Ardiana Salihu, Ardita Jatru, Arjan Leka, Arjola Zadrima, Artan Gjyzel Hasani, Beatriçe Balliçi, Besnik Mustafaj, Bujar Meholli, Dan Ibrahimi, Donika Dabishevci, Dori Camaj, Drita Ademi, Durim  Çaça, Eli Kanina, Elida Buçpapaj, Enkeleda Kambo, Faruk Myrtaj , Flutura Açka, Gentian Çoçoli, Hamit Aliaj, Harallamb Fandi, Ilirian Zhupa, Irma Kurti, Ismail Kadare, Jozef Radi, Krenar Zejno, Leon Lekaj, Liljana Kristuli, Luan Rama, Luljeta Dano, Manjola Brahaj, Marash Mirashi, Mark Simoni, Mimoza Ahmeti , Mimoza Erebara, Miranda Xhilaga, Natasha Lako, Parid Teferiçi, Petraq Kolevica, Petraq Risto, Preç Zogaj, Primo Shllaku, Rexhep Shahu, Rita Filipi, Roland Gjoza, Rozafa Shpuza, udolf Marku ,Sadik Bejko, Shpresa Kapisyzi Rama, Shpresa Ymeraj, Skender Buçpapaj, Skender Rusi, Sokrat Habilaj, Sueton Zhugri, Vaid Hyzoti, Visar Zhiti, Vladimir Myrtezaj, Vllasova Musta, Xhelal Tosku, Ylli Demneri , Zenun Hysenukaj, Zhaneta Barxhaj.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARK SIMONI: ERA FLUTUROI KËMISHËN E SAJ TË NATËS…