Është përcjellë për në banesën e fundit, aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja.
Pavarësisht se është në një situatë ku nuk lejohen grumbullimet, kolegët kanë guxuar për ta përcjellë Radojën në banesën e fundit.
Ceremonia ka qenë shumë private, pasi amaneti i aktorit ishte që të mos kishte homazhe. Megjithatë pjesëmarrës kanë qenë qindra qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq të aktorit, mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare, transmeton abcnews.