Performanca që shokoi fansat, Lady Gaga tregon se qëndroi brenda “vezës” për 3 ditë

Lady Gaga njihet për perfomancat e saj krejtësisht unike, por një nga daljet e saj publike që ka shokuar fansat dhe të pranishmit, ishte ajo në Grammy 2011, ku Lady Gaga u shfaq brenda një veze.

 “Të gjithë e quajnë vezë, por në fakt ka qenë një enë e projektuar nga Hussein Chalayan. Kishte tepër rëndësi për mua se si dukej moda për këtë performancë”, tha Gaga në një bisedë me British Vogue, transmeton ‘a2news.com’ .

Ylli i popit shtoi më pas se qëndroi brenda “vezës” për tri ditë pasi kishte nevojë të frymëzohej.

“Të jem e sinqertë, në shfaqjet e çmimeve, veçanërisht gjatë asaj kohe, nuk më pëlqente të flisja me njerëz. Gjithmonë kam ndjerë se kanë ndikuar te performanca. Kështu që në shumë mënyra kjo përfaqësonte përkushtimin tim ndaj profesionit. Dhe doja të isha vetëm me veten.”

Si Gaga, ashtu edhe ekipi që e çoi në tapetin e kuq ishin të veshur tërësisht me copa lateksi ngjyrë kafe.

“Nëse dini ndonjë gjë rreth kërkimit të lateksit, vite më parë ishte shumë e vështirë të gjeje lateks diku tjetër përveç një dyqani me lodra seksi. Ne gjetëm lateks në një kompani autobusi që kishte lateks të cilin e përdornin për të mbuluar sediljet”, shtoi Gaga.

—————————————————-

LEXO EDHE: LADY GAGA ËSHTË MISHËRIMI I MAGJEPSJES SË VITEVE ’90 NË TRAILERIN E RI TË ‘HOUSE OF GUCCI’

Në trailerin e ri për “House of Gucci” të Ridley Scott, Lady Gaga ecën nëpër një rrugë italiane e mbështjellë me një peliçe. Dhe e mbuluar me ar. “Ishte një emër që tingëllonte aq i ëmbël,” thotë ajo në një pjesë.

E vendosur në Itali në 1995, biografia e modës përqendrohet në historinë e Patrizia Reggiani, personaliteti shoqëror italian e luajtur nga Gaga, e cila pasi u martua me mbretin e modës u dënua me 29 vjet burg për komplotimin e vrasjes së burrit Maurizio Gucci (Adam Driver), trashëgimtar i perandorisë Gucci…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU