Përfundoi “BallkanFest”, morën pjesë mbi 250 interpretues

Processed with VSCO with m5 preset

Edicioni i tetë i Festivalit multietnik të këngëve tradicionale dhe folklorit “BallkanFest” në Prizren është përmbyllur me sukses.

Në këtë festival, sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës kanë marrë pjesë, mbi 250 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga vendet fqinje.

“Festivali bëri bashkë pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës, mbi 250 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga vendet fqinje, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, si dhe mysafirët specialë ishin nga Lugina e Preshevës”, thuhet në njoftim.

Krejt punët për këtë festival u bënë me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së këngëve tradicionale, folklorit, valleve, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore.

Ndryshe Festivali u organizua nga Shoqata për Kulturë “Plejada– Prizren”. Ndërsa MKRS ishte një nga mbështetetësit kryesorë të tij. / ObserverKult

Processed with VSCO with m5 preset
Processed with VSCO with m5 preset
Processed with VSCO with m5 preset

Lexo edhe:

FESTIVALI BALLKANIK: GRUPET NGA GJASHTË SHTETET VALLËZOJNË NË KORÇË

Grupe nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë gjallëruar qytetin juglindor. Duke performuar në rrugët kryesore e duke kulmuar me valle te përbashkëta në Pazarin e Vjetër të Korçës, gjatë Festivalit Ballkanit.

Arti dhe kultura bashkojnë e nuk sjellin përçarje, tregojnë drejtuesit e asambleve. Ndërkohë vlerësojnë mikpritjen që u është bërë në Shqipëri.

“Është hera e dytë për ne në Shqipëri, po e shijojmë këtë vend të mrekullueshëm. Dhe jemi falënderues për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Kjo për të shfaqur një pjesë të kulturës tonë”,

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult