Përfundoi Festivali i Teatrit shqiptar “Moisiu”: Ndahen çmimet- këta janë fituesit

Edicioni i dytë i Festivalit të Teatrit shqiptar “Moisiu” bëri bashkë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Kosovës dhe Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar së fundmi se ky festival u mbyll me shfaqjen “Shtëpia e Zotit”.  

Në këtë festival u ndanë gjithsej 12 çmime duke nderuar kështu regjisorët, aktorët, kostumografët, skenografët dhe kompozitorët.

Çmimi i karrierës shkoi për regjisorin Gëzim Kame.

Shfaqja ”Vizita” nga Teatri “Migjeni” në Shkodër u zgjodh shfaqja më e mirë e festivalit, çmimin për aktoren më të mirë e mori Edona Reshitaj, aktori më i mirë u zgjodh Adem Karaga, çmimin e dramës shqipe e mori Refet Abazi.

Ndërkohë në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, Ministrja e Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti, ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi, përfaqësues të Ministrive të Kulturës së tre vendeve si dhe personalitete të tjera nga fusha e teatrit.

Ndryshe, Festivali “Moisiu” ka nisur vitin e kaluar si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit. Edicioni i parë u mbajt në Shkup, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm do të mbahet në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I TEATRIT SHQIPTAR “MOISIU” SIVJET MBAHET NË TIRANË

Nga 20 deri më 27 nëntor, në Tiranë do të mbahet festivali i teatrit shqiptar i cili mbledh shfaqje nga të gjitha teatrot shqiptare.

Shfaqjet kosovare, të cilat prezantohen në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës janë:  “Fausti”, “Hana po fluturon”, “Masë për masë” dhe “1984”. Në këtë edicion gjithashtu do të luhet premiera e kooproduksionit të parë të teatrove kombëtare shqiptare, “Shtëpia e Zotit” me regji të Ilir Bokshit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


OLIMBI VELAJ: KA KOHË QË S’VIJ NË VARREZA…

Poezi nga Olimbi Velaj

Ka kohë që s’vij në varreza
s’mendoj dot se je atje…
Nuk besonim te jeta përtej,
vetëm kur u bëre njësh me dhimbjen, po lëkundeshim…

Muajt e lëngatës kambana të përzishme qenë
bashkë e jetuam ikjen, ditë pas dite
duke përgjuar fatin, duke u lutur
sipas mënyrës sonë jobesimtare

Po Zot s’kish pasur e asgjë tjetër
nuk blasfemuam, pritëm në heshtje
a s’bën kështu çdo i lajmëruar?…
Tani vitet janë dyndur mbi gjithçka.

Shtizat rrinë të paprekura në një fund sirtari
bashkë me mbulesën që s’arrite ta mbaroje
shpesh themi se dhoma e gjumit duhet ndërruar,
po s’na bën zemra t’i nxjerrim mobiliet…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult