Përfundoi Festivali Ndërkombëtar “Aulona Folk”- triumfon ansambli “Romanasul” nga Rumania

Ansambli “Romanasul” nga Rumania u shpall fitues i edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar “Aulona Folk”, i cili u mbajt për katër ditë me radhë në qytetin e Vlorës.

Kupa e festivalit iu dorëzua në natën finale ansamblit rumun nga zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Vilma Bello.

Nata finale e këtij festivali u mbyll nëpërmjet një koncerti me numra të zgjedhura nga të gjitha grupet pjesëmarrëse të këtij edicioni.

Për katër ditë me radhë 300 artistë nga grupet përfaqësuese të folkut nga Italia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, Hungaria, Rumania si dhe ansamble e grupe nga Shqipëria e kthyen qytetin bregdetar në një epiqendër të folkut evropian jo vetëm për spektatorët që e ndoqën pranë skenës ngritur në sheshin e Stadiumit “Flamurtari” por edhe në sheshet e rrugët e qytetit.

Hapja e festivalit në sheshin historik të Flamurit, parada e kostumeve në Bulevardin “Ismail Qemali”, koncertet në mjediset e hapura të Qendrës Historike, në Lungomare, Pyllin Orbital, vizitat në Muzeun Kombëtar “Pavarësia” dhe kudo në rrugë e trotuare i dhanë Vlorës një atmosferë sa festive aq edhe me ritme e ngjyra kostumesh shumëngjyrëshe.

Drejtori i Përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli tha për ATSH-në se “përveç dimensionit kulturor, i cili u demonstrua përmes këngëve dhe valleve nga secili shtet përfaqësues jo pak me interes u përcoll edhe ai i turizmit kulturor, ku artistët pjesëmarrës në festival vizituan nga afër dhe përjetuan magjinë e detit dhe bregdetit vlonjat”.

Ndryshe, Festivali u organizua nga Qendra Kulturore “Aulona”, me mbështetjen kryesore të bashkisë së Vlorës./ atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRFUNDOI FESTIVALI I KANËS, “ANORA” FITON PALMËN E ARTË

Festivali i 77-të i Filmit në Kanë është mbajtur në Grand Théâtre Lumière të qytetit të Rivierës Franceze, me “Anora” që rrëmbeu çmimin kryesor të festivalit, Palmën e Artë.

Drama e Sean Baker, me protagonist Mikey Madison ( Better Things, One Upon a time in Hollywood ), tregon historinë e një striptisteje nga New York, e cila merr më shumë sesa pazaret kur martohet me djalin e një oligarku rus.

Baker është regjisori i parë amerikan që fiton Palmën e Artë që nga Terrence Malick, i cili e fitoi atë për “The Tree of Life” në vitin 2011.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FILMI “TITANE” FITON ‘PALMËN E ARTË’ NË FESTIVALIN E KANËS, JA KUSH JANË FITUESIT TJERË

Festivali i Filmit në Kanë përfundoi zyrtarisht me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në të cilën juria e konkursit të këtij viti emëroi filmat dhe shfaqjet më të mira të festivalit.

Spike Lee shërbeu si president i jurisë së bashku me regjisorin Mati Diop, Mylene Farmer, Maggie Gyllenhaal, Jessica Hausner, Mélanie Laurent, Kleber Mendonça Filho, Tahar Rahim dhe aktorin Song Kang-ho, shkruan IndieWire.

Në një fitore historike, Julia Ducournau fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes “Palma e Artë” për filmin e saj “Titane”, të cilin Neon e publikon këtë vit. Kjo e bën atë regjisoren e dytë në historinë e festivalit 74-vjeçar që ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Filmit në Kanë, pas Jane Campion në vitin 1993 për filmin “The Piano”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult