Në Gjonaj të Hasit u mbajt’ Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”, edicioni i 35-të, festival ky i cili për dekada me radhë mbetet vendtakim i shoqërive kulturore e artistike nga trojet shqiptare.
Ky festival ka sjellë për vite me radhë para publikut trashëgiminë e pasur kulturore folklorike që kemi.
Pra, meloditë muzikore tradicionale, veshjet, këngët e vallet nga të gjitha trojet shqiptare e karakterizojnë festivalin.
Në hapje të këtij eventi të rëndësishëm kulturor mori pjesë edhe i pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të shoqërive kulturo-artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, nga mërgata dhe artdashës.
Kurti tha se ky festival ka marrë epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit.
“Festivali ‘Hasi Jehon’ ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë, duke bërë kështu që ta marrë epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Kurti.
Tutje ai theksoi se nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, do të ketë përkrahje në mënyrë të vazhdueshme për ansamblet, projektet e veçanta, studimet, botimet e aktivitetet e ndryshme në të gjithë Kosovën, në nivelin qendror dhe atë lokal.
“Hasi Jehon 2024” është përkrahur nga Ministria e Kulturës.
ObserverKult
Lexo edhe:
“KATANDISJA E FESTIVALIT TË RTSH-SË”/ ALEKSANDËR PEÇI: PUNOJNË ME AMATORË…
Kompozitori i mirënjohur dhe “Artisti i Merituar”, Aleksandër Peçi është ndalur në emisionin “Pas Mesnate” dhe te Festivali i Radio Televizionit Shqiptar.
Ai ka deklaruar se në këtë festival, këngëtari do që t’i bëjë të gjitha si këngëtarin, si kompozitorin dhe autorin. Prandaj duhet të merren masa, pasi është një gabim i jashtëzakonshëm.
Peçi ka theksuar se këngës duhet t’i kthehet institucioni i veçantë i RTSH-së. Kjo sepse i bëjnë me amator.
“Kjo është e keqe se këtu duan t’i bëjnë të gjitha, edhe këngëtaret duan të bëhen kompozitor. Por nuk mund të bëhen dot. ‘Me tana, me tana t’i kam fal’. S’ka as muzikë, as tekst. As poezi. S’ke vetëm vokalin të mirë të këngëtarit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult