Përfundoi Panairi i Librit “Kamza Lexon”, ndahen çmimet- ja fituesit

Është mbyllur edicioni i III-të i Panairit të Librit “Kamza Lexon”, i cili zgjati për tre ditë me radhë. Në këtë panair, u zhvillua edhe ceremonia për ndarjen e çmimeve, ku ishin të pranishëm shkrimtarë, gazetarë, lexues dhe zyrtarë.

Çmimin e mirënjohjes e mori shkrimtari Bajram Karabolli, Viktor Canosinaj për librin “ROBI- IA-MX234G” mori çmimin për Librin më të mirë për fëmijët, Fatmir Toçi mori çmimin “Libri më i mirë studimor” për “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”, çmimin special të panairit e mori Jamarbër Hoxha, ndërsa shkrimtari Ahmet Prençi fitoi çmimin për “Prozën më të mirë” me “Brenga e Prokurorit”.

Ky i fundit në një pronocim për Euronews Albania theksoi se ndjehet i emocionuar dhe se ndihet i motivuar për krijimin e një vepre tjetër. Teksa vlerësoi punën e bërë në Kamzë përsa i përket arsimit, pati një mesazh dhe për të rinjtë.

“Ndjehem i emocionuar. Kjo më jep motiv për të krijuar një vepër tjetër. Shoh që ka një frymëmarrje tjetër në Kamzë. Shkollat kanë biblioteka të reja. Mesazhi i vetëm është që të rinjtë të lexojnë sa më shumë e të kenë kontakt me librin”, tha Ahmet Preçi.

Ndërsa Irena Toçi, botuesja e librave të Jamarbër Hoxhës, 13-vjeçarit me aftësi ndryshe, tregoi se pavarësisht moshës Jamarberi është nje autor që vlerësohet nga lexuesit.

“Është kënaqësi që kur e kam zbuluar Jamarbërin. Janë poezi filozofike që shprehin përjetimet dhe emocionet. Ky vlerësim dhe mbështetja që i kemi dhënë e kanë nxitur për të ecur në këtë rrugë. Është shumë i vogël në moshë për të qenë një autor i vlerësuar”, tha Irena Toçi.

Sakaq, Liridon Mulaj, organizator i këtij eventi tha se shkrimtarët në këtë panair ishin të zgjedhur, jo vetëm në Shqipëri por dhe nga diaspora. Mulaj përfundoi duke thënë se synimi i tyre është që ky panair të kthehet në një traditë dhe të zhvillohet çdo vit../ Euronews Albania

——–

Liridon Mulaj - Kamza Lexon

Lexo edhe:

“KAMZA LEXON”, FJALIA MË E GJETUR ME TË CILËN MUND TË VAZHDOJË PËRPLOTËSIMIN NJË VEPËR E MIRË

Nga Liridon Mulaj

Në nisje të një vepre, ajo çka e mundon një shkrimtar është fjalia e parë. Nëse gjen fjalët e duhura për ta shprehur atë çka do të jetë “Përplasja” e parë e shkrimtarit me lexuesin, atëherë shkrimi rrjedh vetë dhe vepra fillon e merr formë dhe përmbajtje.

Ndryshe, kjo njihet dhe si teoria e terrorit te fletës së bardhë. Kjo parantezë metaforike është ajo që shpreh më së miri atë çka unë konstatoj sonte, në këtë ditë kur është përmbyllur një veprimtari madhështore si panairi i parë i librit “Kamza Lexon”.

E ndjej të natyrshme të gjej veten në këtë “analogji” ndërmjet shkrimit krijues
dhe ndërtimit të një strategjie për një aktivitet i cili mbahej për herë të parë. Druajtjet dhe frikërat ishin të ngjashme.

Përgjegjësitë po ashtu. Por sërish ti je i bindur t’ia nisësh se në mos sot, nësër të pret i njëjti “kryq”. Fundja dikush duhet ta bëjë. Dhe shpesh dëshira prevalon mbi mundësinë, e për rrjedhojë gjërat marrin për mbrapsht.

Po çfarë ndodh atëherë kur dëshira dhe vullneti puqen me mundësinë? Lindin dhe zhvillohen punë të mira, jo domosdoshmërisht të mëdha për nga jehona sesa për nga shtrirja në kohë e efektit të saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult