Përfundon edicioni i 11-të i “Vihuela Guitar Festival”

Edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar Festival” ka përfunduar mbrëmë, duke ofruar një mbrëmje të jashtëzakonshme me kitaristin dhe kompozitorin Timotej Kosovinc, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Publiku kishte rastin të shijonte një program të pasur me vepra nga kompozitorë të njohur si Johann S. Bach, Isaac Albeniz, Leo Brouwer, si dhe dy kompozime nga vetë kitaristi Kosovinc. Gjatë netëve të festivalit gjithashtu performuan Admir Doçi dhe Bozhana Pavlova si dhe u mbajtën punëtori të ndryshme”, thuhet në njoftim.

ObserverKult

Pamje nga një perfomancë në edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar Festival”

Lexo edhe:

MKRS-JA PËR FESTIVALIN E KËNGËS: SHTËPI E RE PËR ARTISTËT TANË…

Tri netët e Festivalit të Këngës organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, do të mbahen  në mend si net magjike me tingujt e bukur të muzikës shqipe.

Përmes këtij Festivali u dëshmua se kultura jonë është thelbi i identitetit dhe se muzika është gjuha që flet fuqishëm për të gjitha ndjenjat. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Festivali i Këngës nuk është vetëm një festë, por është një shtëpi e re për artistët tanë, një rrugë e re e hapur për të arritur më lart, për të shpërfaqur potencialin tonë në skenën botërore të muzikës”, thuhet në postimin e MKRS-së…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU