Një i afërm i saj ka treguar për revistën “Here” se shëndeti i Celine është përkeqësuar.
“Nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë dhe ka humbur shumë peshë.
Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit.
Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej”, u shpreh i afërmi, transmeton ‘lapsi.al’.
Stafi i Celine Dion zbuloi para pak kohësh se këngëtarja e saj ka anuluar të gjitha koncertet pasi ajo vuante nga spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve.
——————————————–
LEXO EDHE: HISTORIA E KËNGËTARIT SHQIPTAR QË ARRITI NJË SUKSES TË MADH NË EUROVISION
Gjon Muharremaj arriti suksesin më të madh nga këngëtarët shqiptar në një Eurovision.
Fitoi me vota të jurisë dhe ishte afër të triumfojë në Eurovision 2021. Megjithatë, Gjon Muharremaj arriti sukses të madh, duke u renditur i treti pas votave të publikut.
Albinfo.ch ju sjell intervistën e tij në tetor të vitit të kaluar. Intervista ishte ekskluzivisht për platformën albinfo.ch.
Duke kërkuar hobin, e zbulova pianon
Në moshën 7-8-vjeçare, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Gjoni ishte në kërkim të një aktiviteti ose hobi i cili do ta bënte të lumtur. Kjo ishte mjaft e rëndësishme për të, duke marrë parasysh se të gjithë shokët e klasës e kishin një hobi, kryesisht ndonjë sport.
“Gjatë këtij kërkimi, në shkollën e muzikës në Bulle, rashë në kontakt me pianon. Me këtë instrument krijova një relacion, i cili më prekte më shumë se sporti. Me admirim i shikoja arritjet e personaliteteve me famë, si Mozart-i, Beethoven-i dhe Bach-u. Megjithatë, mbasi isha mjaft i tërhequr si person, ideja për të kënduar gjeti shprehje në këtë moshë. Relacioni im me pianon ishte shumë intim dhe nuk dëshiroja ta ndaj me të tjerët. Thjesht, pianoja ishte një sekret i imi”, shpjegon Gjoni.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU