Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Johnny Depp, miqtë të brengosur

johny depp

Aktori i njohur, Johnny Depp, nuk ka qenë një gjendje të mirë shëndetësore kohët e fundit. Madje pak ditë më parë u gjet pa ndjenja në dhomën e një hoteli.

Sipas Life & Style, miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me substancat narkotike.

“Miqtë e Johnny-t kanë frikë se gjendja shëndetësore e aktorit po përkeqësohet. Disa pretendojnë se konsumimi i lëndëve narkotike ka ndikuar shumë tek shëndeti i tij.”– ka shkruar Life & Style./ zhurnal.mk

ObserverKult  


johny depp

Lexo edhe:

JOHNNY DEPP: JA TMERRIN QË E PËRJETOVA NË JETË…

Aktori Johhny Depp rrëfeu detaje tragjike nga fëmijëria e tij.

Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive

I lindur më 9 qershor 1963, në Ouensborou të shtetit të Kentakit, John Christopher Depp II (Johnny Depp) ishte më i riu nga 4 fëmijët e lindur nga Betty Sue Palmer dhe John Christopher Depp. Në librin e tij “Johnny Depp: Një biografi e paautorizuar”, Danny White shkruan se gatë gjithë fëmijërisë abuzimi nga nëna e tij ka qenë i vazhdueshëm. I paparashikueshëm, i dhunshëm dhe mizor.

Unë ndjehesha plotësisht i çoroditur nga gjithçka që po ndodhte rreth meje”- kujton Depp, duke shpjeguar se fëmijërisë së tij i mungonte siguria. Aktori kujton se nëna e tij abuzonte fizikisht dhe verbalisht me fëmijët e saj. I tallte ata për defekte të ndryshme fizike.

Për shembull, vëllai i Depp-it mbante syze dhe e ëma e quante si “Njeriu me 4 sy”. Johnny kishte një defekt të rrallë kongjenital tek sytë. Ata i visheshin shpesh më një cipë të jashtme.

E ëma e tallte duke e thërritur “Sygjel”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult