Revoltohet Sharon Stone: Kim Kardashian- aktore, jo deri këtu…

Ka bërë bujë të madhe në komunitetin e aktrimit lajmi se Kim Kardashian do t`i bashkohet sezonit të ardhshëm të “American Horror Story”.

Nuk janë të paktë zërat që pyesin se përse një personazh televiziv me pak përvojë në aktrim, siguroi një rol kaq të lakmuar.

Një prej atyre që kritikuan Kardashian për këtë gjë ishte aktorja e famshme, e Sharon Stone.

Ylli hollivudian kujtoi punën e palodhur dhe përkushtimin që duhet për të arritur në industrinë e aktrimit.

Duke komentuar postimin e Access Hollywood në Instagram rreth reagimit të Patti LuPone ndaj Kardashian, Stone iu referua teorisë së autorit Malcolm Gladwell.

E teoria e Gladwell tha ajo është se nevojiten 10.000 orë praktikë për të zotëruar çdo aftësi.

“Aktrimi mund të mos jetë një operacion në tru. Por ne e vlerësojmë artin tonë. Ne studiuam, vuajtëm, vuajmë akoma për të. Punuam 10 mijë orë…”-tha ajo.

Edhe pse Kim është shfaqur më parë në role të vogla episodike në televizion, ky do të jetë roli i saj i parë i madh në aktrim./bordo.al

ObserverKult


sharon stone 40

Lexo edhe:

”BUKURIA E TË JETUARIT DY HERË”, SHARON STONE VJEN ME NJË LIBËR AUTOBIOGRAFIK

Në faqet intime, autentike dhe transparente, si në një bisedë me një mik, Sharon Stone flet për veten në autobiografinë “Il Bello di Vivere Due Volte” (Bukuria e të jetuarit dy herë), që doli në treg më 30 mars.

Ajo është historia e rrugës së rilindjes. Rrugë me plot kokëfortësi dhe dashuri, e një prej aktoreve më të famshme në botë.

Në 2001, Sharon Stone pësoi një sulm të rëndë në tru. Përveç shëndetit të saj i shkatërroi karrierën, familjen. Gjithashtu trashëgiminë financiare dhe famën ndërkombëtare.

Në autobigrafinë e saj, ajo ripërshkon rrugën e ashpër dhe të lodhshme që iu desh të bënte për të rindërtuar jetën e saj.

Dhe për të rikthyer gradualisht shëndetin fizik dhe qetësinë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult