Pas përkthimit të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” të shkrimtarit të madh Ismail Kadare tashmë në gjuhën turke vjen dhe libri “Kronikë në gur”.
Ka qenë pedagogia e Universitetit të Edirnese, Ece Dillioğlu, ajo e cila ka sjellë në gjuhën turke dy librat e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.
“Libri i dytë i Ismail Kadaresë që kam përkthyer. Ky libër është shumë i veçantë për mua sepse është libri i parë që më ka lidhur me letërsinë e Kadaresë. Jam shumë e lumtur që romanin ‘Kronikë në gur’ e kam përkthyer në turqisht”, thotë vetë znj. Dillioglu në një postim në rrjetet sociale.