
U zhvillua aktiviteti letrar kushtuar figurës së ndritur të poetit, përkthyesit dhe artistit të shquar shqiptar, Lasgush Poradeci.
Ky aktivitet synoi të sjellë më afër personalitetin kompleks dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Vajza e tij, Marie, ndau me publikun kujtime personale dhe ndjesi të thella për jetën dhe veprën e të atit, si edhe dashurinë e tij jo vetëm për poezinë, por edhe për pikturën. Ajo foli me ndjeshmëri për lidhjen e pazgjidhshme mes këtyre dy pasioneve në krijimtarinë e Lasgushit, duke theksuar se ai jo vetëm shkruante poezi me shpirt, por edhe vizatonte e pikturonte, duke shprehur botën e tij të brendshme përmes dy formave të artit.
“Ai thoshte që ‘dy kunguj në një sqetull nuk mbahen. O piktor i madh, o poet i madh. Dhe unë e ndieja veten poet i madh, jo piktor i madh. Kështu që e lashë pikturën dhe u mora me poezinë.’ Ai kishte mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht, por përsëri ai prapë bëri poezi që janë piktura… dhe pikturat që i ka, i ka si poezi,” u shpreh e bija e poetit.
Lasgush Poradeci është një nga figurat më të rëndësishme të kulturës tonë kombëtare.
Ai ka lënë pas një trashëgimi të vyer në letrat shqipe.
ObserverKult
Lexo edhe:
DY POEMAT E JASHTËZAKONSHME TË LASGUSH PORADECIT PËR NAIM FRASHËRIN






