Pulla postare kushtuar Leze Qenës dhe Besim Sahatçiut

Posta e Kosovës ka promovuar pullat postare kushtuar aktores Leze Qenës dhe regjisorit Besim Sahatçiu.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, tha se Qena dhe Sahatçiu i dhanë vlera të mirëfillta artit në vend, prandaj edhe meritojnë trajtim të tillë.

“Është privilegj i madh i Kosovës që Postës i janë shtuar dy pulla postare të dy personaliteteve shumë të shquara. Të regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores së mirënjohur Leze Qena”.

“Sahatçiu ishte një regjisor i dalluar me një numër të madh të filmave dhe me punën e tij të madhe kundrejt kulturës tonë”.

“Njëjtë ishte edhe Leze Qena me aktrimin e saj dhe humorin që kishte dhe veprat që na ka dhuruar”.

Djali i regjisorit të ndjerë, njëherit edhe babai i këngëtares Rita Ora, Besnik Sahatçiu tha që ndjehet i privilegjuar për trajtimin që po i bëhet babait të tij të ndjerë.

“Jam i emocionuar për këtë dokumentar dhe organizim. Vajza ime Rita ishte me punë, por ju dërgon të fala përmes një videoje, që Rita kishte dërguar”, transmeton ‘botasot’.

Më pas të pranishmëve edhe Rita iu është drejtuar me një video-mesazh falënderues.

Edhe vajza e aktores Leze Qena, Argjenda Qena, tha që ndihet e lumtur për organizim.

Ajo ka falënderuar Postën që ka bërë promovimin e pullës postare. Pikërisht në njëvjetorin e ndarjes së aktores nga jeta.

“Rastisi edhe me një vjetorin e mëmës dhe jam shumë e emocionuar për këtë organizim”.

LEXO EDHE: Promovohet pulla postare “Heroinat e Kosovës”