Përkujtohet në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta, Dedë Gjo Luli

Më 24 shtator 1915 u nda nga jeta Dedë Gjo Luli. Prijësi legjendar që u rreshtua krahë heronjve të shquar të Kombit tonë.

Dedë Gjo Luli kujtohet sa herë që sjellim ndërmend përpjekjet dhe luftrat që janë bërë për pavarësinë e vendit nga Turqia. Dhe ruajtjen e trojeve shqiptare nga “orekset” e fqinjëve.

Emri i Dedë Gjo Lulit është mishërim i betejave të mëdha të shqiptarve për liri e pavarësi.

Kujtojmë se betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deçiç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911. Ku u ngrit për herë të parë dhe flamuri shqiptar me shqiponjën e zezë dykrenare.

Ai mori pjesë si luftëtar në Vraninë, si komandant në Lidhjen e Prizrenit. Dhe si prijës e valvitës i flamurit të Skënderbeut në Bratile të Deçiçit. Në kryengritjen heroike të malësorëve në vitin 1911 (e cila u shoqërua me programin e pavarësisë kombëtare të Greçës më 23 qershor të po atij viti).

Për Dedë Gjo Lulin, Shqipëria ishte mbi të gjitha. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës Bujar Nishani në vitin 2015 kur e nderoi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Dedë Gjo Luli lindi në vitin 1840. Dhe sot në Tiranë ka një bust në nder të tij dhe emrin ja “trashëgojnë” shkolla e rrugë. Dedë Gjo Luli ishte atdhetari i shquar dhe prijës i lufës për liri dhe pavarësi.

Arkivi Qendror Shtetëror publikoi sot foto nga ceremonia e sjelljes së eshtrave të Heroit të Popullit në Shkodër.

LEXO EDHE: Masakrat e komunizmit: “Iu banë tortura të tmerrshme në trupin e tij, tue e copëtue kambësh e duersh”…

Publikohet një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”. Ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me radhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shejtë, Papa Gjon Pali i II-të…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU