“Përmbytja e madhe”… legjenda që e gjejmë te shumë popuj

Secili vend ka legjendat e veta, por disa prej tyre janë universale – ato shfaqen e rishfaqen në kultura të cilat mund të jenë edhe mijëra kilometra larg njëra-tjetrës… Janë kaq universale, sa ndonjëherë bëhen të frikshme.

Ideja e përmbytjes që fundos të gjithë botën shfaqet në pothuaj çdo kulturë të njerëzimit. Hebrenjtë dhe të krishterët e njohin si historia e Noes, por versione të tjerë është pothuaj e sigurtë që i paraprijnë Gjenezës.

Epi i Gilgameshit i sumerëve të lashtë përfshin legjendën e Utnapishtimit, që ndërton një varkë, e mbush me kafshë për t’i shpëtuar një përmbytjeje, dhe pastaj ndalet në majë të një mali. Grekët kanë Deukalionin, që i mbijetoi një përmbytjeje të dërguar nga Zeusi. Të tjerë versione shfaqen në kulturat hindu, të majave, dhe legjendat e indianëve të Amerikës.

Këta rrëfime mund të jenë frymëzuar ose jo prej realitetit. Në vitin 2009, ‘National Geographic’ raportoi për mungesën e provave për një superpërmbytje nga ato që shkatërrojnë globin.

Megjithatë, ka ende shumë teori për një goditje komete në lashtësi, pranë Madagaskarit, që shkaktoi cuname në të gjithë globin apo një përmbytje të papritur të shkaktuar prej shkrirjes së akullnajave që fundosën të gjithë zonën e Detit të Zi.

A mundet që kjo legjendë universale, të jetë thjeshtë kujtesa e zbehur e asaj që ndodhi rreth vitit 5000 para Krishtit? Mund të mos e marrim vesh kurrë./Bota.al

Lexo edhe:

Magjia e legjendave të Sumerëve të lashtë, që nuk i gjen askund tjetër

Anu ishte një nga perënditë më të vjetra të panteonit sumerian, ai është konsideruar si babai dhe i pari mbret i perëndive, dhe ai është konsideruar si paraardhësi i Anunnakit të lashtë.

Në mitologjinë sumeriane, An (në gjuhën sumeriane An = “Qiell”) ose Anu (në gjuhën Akkadiane) ishte Perëndia i qiellit, Zoti i yjeve, mbreti i perëndive, i cili jetonte me gruan e tij, perëndeshën Ki (në gjuhën sumeriane, “Toka” ose “Antu” në gjuhën Akkadiane), në rajonet më të larta të qiellit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult