Me shijen e përrallave të Andersenit, janë rritur shumë breza, por për herë të parë, vijnë në shqip 101 përrallat më përfaqësuese të tij duke shënuar përmbledhjen më të plotë me përkthimin e Klodian Bricit, i cili ndihet i privilegjuar që ju besua ky botim
“Unë kam ecur në sajë të ndihmës që kanë dhënë, Fishta i madhi ynë, është bërë edhe një botim në komunizëm. Andersen nuk është shkrimtar i lehtë për t’u kuptuar,” thotë ai.
Magjia e rrëfimit të tij dhe problematikat që ai përshkruan në përralla e bëjnë atë të pa kohë thekson Brici.
“Të mendohet se Anderseni nuk ka kohë. Problemet që ai përshkruan në veprat e tij hasen prej mijëra vitesh,” thekson shkrimtari, transmeton ‘abcnews.al’.
Ky përkthim është një koncentrat mes anglishtes dhe italishtja, por gjuha e shkrimtarit është danishtja,
Zotërimi i shumë pasioneve dhe profesioneve, i ka mundësuar Andersenit një gjuhë të pasur dhe magjepse për përralla. E veçanta e Andersenit sipas shqipëruesit qëndron tek zgjuarsia që përmes fëmijëve jep mesazhe edhe për të rriturit
Që prej 67 vitesh në gjithë botën përfshirë edhe Shqipëria në nder të Andersenit, muaji prill është i mbushur me aktivitete të shumta për letërsinë për fëmijë.